Lidhje

COVID 19, rekord i ri, 489 raste në 24 orët e fundit


Në Shqipëri numri i rasteve të reja me Koronavirus në 24 orët e fundit shënoi një tjetër rekord ditor, me 489 të infektuar, ose 14 përqind më shumë se një ditë më parë. Paralelisht dhe testimet ishin në kuota më të larta, me 1954 tamponë, ose 11 përqind më shumë.

Në 24 orët e fundit u shënua dhe niveli më i lartë i pozitivitetit, duke arritur në 25 përqind (raporti mes testimeve dhe rasteve te konfirmuara). Pozitiviteti është treguesi i nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Përqindja e lartë dëshmon se ka një prani të rritur të virusit dhe se rritja e rasteve nuk është drejtpërsëdrejti e lidhur me numrin më të lartë të tamponëve.

Rastet e reja u rregjistruan në 33 qytete të ndryshme të vendit: 89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë, 28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier,

18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë, 11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë, 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.

Që nga nisja e pandemisë në të gjithë vendin rezultojnë 23.210 të infektuar.

E dhëna më shqetësuese megjithatë mbetet shtimi progresiv i personave që përfundojnë në spital për trajtim. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, nga të cilët 5 në terapi intensive, ndërsa 4 të tjerë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 6 persona humbën jetën: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese. Në total numri i viktimave u ngjit në 549 të vdekur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG