Lidhje

SHBA, shifra të reja rekord me të infektuar, të shtruar në spitale me COVID


Shtetet e Bashkuara, vendi i prekur më rëndë nga koronavirusi, numërojnë tani mbi 10 milionë e 560 mijë të diagnostikuar me këtë virus.

Dje në vend u shënua një tjetër rekord i zymtë – mbi 150 mijë raste të reja me koronavirus, duke kapërcyer rekordin e së mërkurës me më shumë se 144 mijë raste të reja. Po dje u thye edhe numri rekord i të shtruarve në spital, me mbi 67 mijë pacientë që kurohen për COVID-19, ose 1700 më shumë se një ditë më parë, ndërsa u regjistruan 1 mijë e 104 viktima nga sëmundja.

Shifrat e reja e çojnë në mbi 242 mijë totalin e të vdekurve nga COVID-19. Kalifornia arriti sot mbi një milion të infektuar me koronavirus, shteti i dytë pas Teksasit me numrin më të lartë të të prekurve.

Në shkallë globale, Italia u bë vendi i dhjetë që kap numrin e 1 milion të diagnostikuarve me koronavirus. Pas Shteteve të Bashkuara, India dhe Brazili kanë shifrat më të larta të infeksioneve, Franca renditet në vend të katërt.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG