Lidhje

Pandemia e koronavirusit, qasje e re ndaj arkivave në Gjirokastër


Pandemia e Koronavirusit po ndryshon kohët e fundit qasjen e studiuesve ndaj dokumenteve historikë dhe arkivave.

Në Gjirokastër Arkivi Qëndror i Shtetit nisi për herë të parë një projekt për shfytëzimin e dosjeve dixhitale nga studiuesit pranë bibliotekës së qytetit.

Sipas drejtuesve të Arkivit projekti që shfrytëzon teknologjinë pritet të shtrihet ne gjithë hapësirën ku jetojnë shqiptarët duke bashkëpnuar me qeveritë vendore

Pandemia e koronavirusit i ka bërë bibliotekat në shumë qytete në Shqipëri të kufizojnë aktivitetin e tyre.

Gjirokastër, qasje e re ndaj arkivave gjatë pandemisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Krahas lexuesve shumë studiuesjanë vënë në vështirësi për shfrytëzimin e materialeve historike.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nisi me Gjirokastrën një projektqë pritet të shtrihet në gjithë hapësirën shqiptare me shërbime dixhitale prër studiuesit ndaj dokumenteve në arkiva.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave shqiptare Ardit Blido tha se prej datës 1 dhjetor studiuesit do mund të punojnë në Këndin Arkivor Gjirokastër, sikundër të ishin në sallën e studimit në Tiranë duke shfrytëzuar arkivat falas përmes tekonologjisë së informacionit.

Zoti Blido tha se projekti do të shtrihet në gjithë hapësirën shqiptare duke bashkëpunuar me qeveritë vendore që administrojnë bibliotekat.

“Ne kemi sot sistemet e teknologjisë të informacionit të tilla që bëjnë të mundur që studiuesi kur kërkon kërkon një document, ne nuk ia japim në original por të skanuar, falas,për ta parë. Dhe në këtë mënyrë, ashtu sic ndodh në Tiranë, që një studiues vjen, bën kërkimin, zgjedh dosjen që do të shohë dhe ditën që i ka zgjedhur i ka në sistemin elektronik për t`i parë falas, ashtu do të kenë mundësi tashmë prej datës 1 dhjetor edhe në Gjirokastër. Në vijim projekti do të shtrihet edhe në gjithë qytetet në Shqipëri dhe jo vetëm, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, qyetet shqiptare në Mal të Zi dhe kudo ku frymojnë shqiptarët”.

Studiuesi Shyqyri Hysi tha se këndi arkivor në Gjirokastërështë një ndihmë praktike për vjeljen e dokumentacionit dhe shkurton kohën por edhe kostot për njerëzit që merrem me kërkime historike.

“Ky arkiv na shkurton rrugën, kohën, investimin në financa etj. Mendoj që është “maja e Everestit” të punës që kanë bërë në mënyrë dixhitale jo vetëm reformat shtetërore, por edhe kjo reformë institucionale që i jep Gjirokastrës mundësinë të studiojë fushat përkatëse për të cilat ka interes studiuesi apo individë të vecantë”.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi tha se Gjirokastra si një qytet i kulturës dhe dijes e meritonte këtë shërbim të ri. "Bashkëpunimi me arkivat , tha zoti Golemi, do të vijojë për të përmirësuar shërbimet në fushën e dokumenteve historike".

“Gjirokastra është një qytet i kulturës dhe dijes dhe e meritonte këtë shërbim cilësor të arkivës. I ftoj studiuesit dhe qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi”.

Mbyllja e Institucionit të Arkvit të Gjirokastrës disa kohë më parë dhe zhvendosja në Lushnjë e dokumenteve historike kishte ngjallur shqetësim tek studiuesit por edhe vetë qytetarët që kërkonin dokumente arkivorë.

Dixhitalizmi pritet të lehtësojë qasjen ndaj këtyre dokumenteve dhe procesi bëhet edhe më i rëndësishëm në këtë periudhë tëpandemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG