Lidhje

Kosovë, 13 vdekje dhe 501 raste të reja nga COVID-19


Në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi sot 13 viktima dhe 501 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Rastet e 24 orëve të fundit e çuan në 822 numrin e viktimave nga pasojat e COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të prekurve arriti në më shumë se 29 mijë, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur më shumë se 17 mijë veta, ndërsa afër 11 mijë mbeten raste aktive.

Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të të infektuarve me COVID-19, ndërsa autoritetet po zbatojnë masat e reja kufizuese në përgjigje të situatës së rënduar.

Në disa qytete të Kosovës po zbatohen masat e ndalimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 19 deri në orën 05:00 dhe se sipas qeverisë, këto masa janë në përputhje me shkallën e infektimeve në secilën komunë, dhe kryesisht kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës për bizneset dhe kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët.

Qeveria e Kosovës tha sot ndërkaq përmes një komunikate se po ndërmerr veprime në ngritjen e kapaciteteve me shtretër, personel shëndetësor dhe furnizim me oksigjen për të përballur situatën e rënduar shëndetësore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG