Lidhje

Pandemia dhe ndikimi tek të moshuarit dhe fëmijët


Prej 8 muajsh, 60 banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër vazhdojnë të qëndrojnë në izolim të plotë për shkak të masave për parandalimin dhe mospërhapjen e koronavirusti. Drejtori i kësaj shtëpie, ndër më të vjetrat në Shqipëri, Fatjon Hoxha, thotë se për shkak të moshës dhe sëmundjeve që i bashkëshoqërojnë, ka qenë e nevojshme ndërpreja e kontakteve të tyre me pjesën tjetër të qytetit.

Pandemia dhe ndikimi tek të moshuarit dhe fëmijët
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

Po bëhen rreth 8 muaj që Shtëpia e të moshuarve në Shkodër është e izoluar për të moshuarit përfitues të shtëpisë tonë. Ndërsa përsoneli, që nga data 1 shtator, po ndjek protokollin e ri të ardhur nga Ministria e shëndetësisë dhe e mbrojtjes sociale si dhe nga Shërbimi social shtetëror. Personeli lejohet të hyjë dhe të dalë pasi ndiqet protokolli i matjes së temperaturës dhe vetdeklarimi i gjendjes shëndetësore. Ata shërbejnë me turne 24 orë.

Gjatë muajve të pandemisë, në Shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, nuk është shënuar asnjë rast infektimi me COVID-19. Por drejtori Hoxha, thotë se izolimi i gjatë ka ndikuar në gjendjen psikologjike të të moshuarve.

Banorët e vuajnë pjesën e vizitave nga të afërmit, pasi kanë pasur kontakte të vazhdueshme me të afërmit e tyre. Ata vijnë dhe interesohen deri tek dera e institucionit, ose komunikojnë përmes dritares. Por, komunikimet përgjithësisht janë përmes rrjeteve sociale, ku punonjesit dhe ne të administratës i lidhim për të komuniku me të afërmit.

Ndryshe nga Shtëpia e të moshuarve, në Shtëpinë e fëmijeve të moshës nga 6- 15 vjeç izolimi për shkak të pandemisë ka përfunduar që në muajin qershor. Drejtori Gëzim Mahmutaj thotë se fëmijët ndjekin rregullisht shkollën dhe aktivitetet jashtshkollore, por gjithnjë nën masat e sigurisë për mbrojtjen nga virusi.

Trajtohen aktualisht 29 fëmijë, të cilët frekuentojnë shkollën e qytetit çdo ditë, përjashtuar ndonjë rasti të ndonjë viroze të vogël dy-tre ditore. Kemi organizuar punën në mënyrë që femijët të asistohen edhe nga stafi psiko-social, paradite dhe pasdite, që fëmijët të jenë sa më të asistueshëm.

Psikologia Senida Kiri thotë se, megjithë lehtësimin e masave kufizuese, fëmijët vazhdojnë të përballen me vështirësi.

Në fillim ishte pak e vështirë, por me kalimin e ditëve u kuptua që kjo situatë është në të gjithë shoqërinë edhe fëmijët filluan me ta pranojnë këtë gjë. E rëndë është sepse një pjesë prej tyre nuk kanë arritë të takojnë prindërit aq shpesh sa janë taku më përpara.

Fëmijët, që strehohen në Shtëpinë e Fëmijëve në Shkodër, vijnë nga disa rrethe të Shqipërisë, kryesisht nga zonat më të varfëra. Për shkak të pamundësisë së jetesës apo strehimit, prindërit janë detyruar t’i strehojnë në Shtëpinë e Fëmijëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG