Lidhje

Kosovë, 12 viktima dhe 645 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi


Në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi sot 12 viktima dhe 645 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Rastet e 24 orëve të fundit e çuan në 926 numrin e viktimave nga pasojat e COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të prekurve arriti në 35 mijë, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur më shumë se 21 mijë veta, ndërsa afër 13 mijë mbeten raste aktive.

Brenda një jave në Kosovë janë regjistruar 93 viktima nga pasojat e koronavirusit, gjë që ka ngritur shqetësimin e autoriteteve, të cilët po bëjnë thirrje për respektim të masave për të parandaluar numrin e lartë të viktimave. Zyrtarë të shëndetësisë në Kosovë thonë se spitalet kanë filluar të ngarkohen me pacientë që kërkojnë trajtim.

Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të të infektuarve me COVID-19, ndërsa autoritetet po zbatojnë masat kufizuese në përgjigje të situatës së rënduar. Gjysma e qyteteve të Kosovës tashmë është nën masat e ndalimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 19 deri në orën 05:00 për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG