Lidhje

COVID 19, shifra të larta të vdekjeve, 18 viktima në Shqipëri


Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u shënua një tjetër shifër e lartë e viktimave. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për vdekjen e 18 pacientëve të shtruar në spitale: 8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë, në të gjithë vendin janë shënuar 771 vdekje.

Vijojnë ndërkohë të mbeten në kuota të lartë shtrimet. Në të tre strukturat spitalore që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike gjendeshin deri pasditen e të premtes 463 pacientë. Por ajo që duket të jetë më shqetësuese është numri i lartë i atyre që janë në gjendje të rëndë. Sipas autoriteteve të pajtën 25 pacientë janë në terapi intensive ndërsa 8 të tjerë të intubuar.

Në tre ditët e fundit, numri i rasteve të reja ka shënuar një rënie, paralelisht me uljen e numrit të testimeve. Në 24 orët e fundit, nga 2201 tamponë kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Problematik mbetet pozitiviteti i lartë, 29.3 përqind. Pozitiviteti (raporti mes rasteve të konfirmuara dhe tamponëve) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në total në Shqipëri numri i të prekurve ka arritur në 36.245 raste. Gati gjysma e tyre janë ende aktivë, pjesa dërrmuese e të cilëve në kryeqytet, me mbi 9 mijë persona pozitivë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG