Lidhje

Kosova kremton 28 Nëntorin


Kosova kremton 28 Nëntorin
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:07 0:00

Kosova kremtoi 108 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë pavarësisht kufizimeve për shkak të pandemisë. Në urimet e tyre udhëheqësit politik bënë thirrje për forcim të lidhjeve dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kosova kremton 28 Nëntorin
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:07 0:00

Pavarësisht masave mbrojtëse nga COVID-19, të cilat përfshijnë edhe ruajtjen e distancës në mes njerëzve por edhe mosgrumbullimin e tyre, qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme të Kosovës janë mbledhur sot në sheshin kryesor të Prishtinës për të kremtuar 28 nëntorin. Ata thonë se frika ndaj pandemisë nuk i ka ndaluar që të dalin të kremtojnë ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

“Kam dalur për 28 nëntor dhe e festoj këtë festë, e jona është dhe kam dëshirë çdo herë të marrë pjesë, pra vij rregullisht”, tha një qytetar.

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar ndër vite një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi, shumica prej tyre në fushën e ekonomisë, por njohësit e kësaj fushe thonë se ato nuk sigurar lehtësitë e duhura për të dyja palët që kanë mundësi shumë më të mëdha të investimeve të përbashkëta dhe rritjes së veprimtarive të përbashkëta ekonomike, për shkak të afërsisë gjeografike por edhe për shkak të marrëdhënieve vëllazërore.

Lorik Fejzullahu, kryetar i bordit në birrarinë “PEJA” thotë se prodhimet e kësaj kompanie ka më shumë se 4 vjet që eksportohen në Shqipëri. Por për prodhuesin e Kosovës, rruga për të hyrë dhe qëndruar në tregun e Shqipërisë, nuk është aspak e lehtë thotë ai.

“Si barrierë jotarifore është një kosto jashtëzakonisht e lartë me skenimin e produkteve që dalin jashtë tregut të Kosovës për në Shqipëri. Siç e dini Shqipëria ka dhënë një koncesion për skenimin e të gjitha mauneve që transportojnë mallëra, edhe atyre të vogla, jo vetëm të mëdhaja, të cilat pa marrë parasysh a ke ngarkesë apo jo, je i detyruar të paguash një tarifë prej 30 euro. Si ilustrim Republika e Kosovës e ka të njejtin skener i cili është në pronësi të doganës së Kosovës, mirëpo këtu hyjnë vetëm ato mallëra që mund të klasifikiohen si të dyshimta dhe nëse del që nuk ka asgjë atë pagesë e bënë qeveria e Kosovës dhe prap nuk ngarkohet importuesi”, thotë ai.

Zoti Fejzullahu thotë se barrierat tarifore dhe jo tarifore nga Shqipëria e bëjnë tregun e saj thuajse të paqasshëm për prodhimet e Kosovës.

“Ne falë konsumatorit të Shqipërisë që e ka pranuar jashtëzakonisht shumë këtë produkt ne jemi në gjendje të qëndrojmë në treg atje. Të ishte sa për çështjet rregullative të shtetit ne do të ishim dorëzuar shumë më herët”, thotë ai.

Berat Thaçi nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, thotë se probleme kanë edhe bizneset e Shqipërisë që eksportojnë në Kosovë.

“Ta zëmë në Kosovë duhet të paguhet një tarifë për terminalet që gjenden në prona private dhe kjo është në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Në mënyrë që këto dy vende ta ngjallin aktivitetin tregtar është e nevojshme edhe të krijojmë plane strategjike si dy vendet dhe të indentifkikojmë se cilët janë sektorët strategjik”, thotë zoti Thaçi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një bisedë për Zërin e Amerikës, thotë se aktualisht eksporti i Shqipërisë drejt Kosovës është tri herë më i lartë se anasjelltas.

“Kusht apo më mirë të themi parakusht për marrëdhënie të mira tregtare dhe investime janë edhe klima politike edhe lidhjet kulturore, afërsia gjeografike dhe lidhjet infrastrukturore. Të gjitha këto me Shqipërinë ekzistojnë por në anën tjetër çuditërisht apo paradoksalisht kjo nuk përcillet edhe me volum më të madh të këmbimeve tregtare apo investimeve në të dy anët e kufirit”, thotë ai.

Berat Thaçi nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, thotë se autoritetet në Kosovë dhe Shqipëri duhet të punojnë në disa fusha për të përmirësuar këtë situatë.

“Duhet një harmonizim më i madh në legjislacion sa i përket politikave fiskale, mirëpo duhet të punohet në të dyja vendet për sundim të ligjit dhe uljen e korrupsionit pasi që kjo është paraqitur si problem në të dyja vendet. Ta zëmë në Shqipëri ka një koncentrim të madh të ekonomisë në duart e disa bizneseve, shumica e investimeve në Shqipëri gjenerohen nga pesë për qind e bizneseve dhe pastaj këto biznese kanë lidhje me qeverinë atje”, thotë ai.

Por pavarësisht paqartësive në bashkëpunim, 28 nëntori në Kosovë kremtohet tradicionalisht, ndonëse nuk është përfshirë në festat shtetërore të saj.

Një debat i ashpër ishte zhvilluar pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur po diskutohej për festat shtetërore dhe në fund të tij 28 nëntori u radhit në mesin e festave përkujtimore dhe u karakterizua si festë e shqiptarëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG