Lidhje

Nju Jork, pandemia kufizon edhe blerjet për festat


Nju Jork, pandemia kufizon edhe blerjet për festa
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Njujorkezët po rezervohen pasi pandemia e koronavirusit ka shkaktuar vështirësi financiare për shumë njerëz këtë sezon festash. Për shkak të pandemisë dhe vështirësive financiare, analistët e tregut thonë se njerëzve do t’u duhet të shpenzojnë më shumë këtë vit, ndërkohë që do të ketë produkte më të pakta në treg.

Blerjet për stinët e festave kanë filluar në qytetin e Nju Jorkut, pavarësisht rritjes së rasteve të koronavirusit. Shumë dyqane vazhdojnë të jenë të hapura.

Nju Jork, pandemia kufizon edhe blerjet për festa
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Analistët thonë se numri i mallrave në treg do të jetë i ulët dhe blerësit do të paguajnë më shumë për dhuratat, pasi bizneseve u është dashur të bëjnë shkurtime gjatë pandemisë.

"Unë mendoj se këto janë festat e para prej kohësh ku kërkesa do të tejkalojë ofertën, dhe kjo do të thotë të mos presim shumë ulje çmimesh. Pra, nga perspektiva e konsumatorit, furnizimi do të jetë i mangut. Po kështu edhe oferta. Nga perspektiva e shitësve, mendoj se të gjithë duhet të presim që shitjet mund të zhgënjejnë, por fitimet ndoshta do të jenë më të mira nga ç’kemi parë prej kohësh", thotë Simeon Siegel, analist i shitjeve, me kompaninë “BMO Capital Markets”.

Zoti Siegel gjithashtu thotë se blerësit nuk duhet të presin zbritje të madhe të çmimeve, pjesërisht pasi shitësit me pakicë përpiqen të shmanginturmat e mëdha që nuk do të ruajnë distancën fizike.

Rritja e numrit të infektimeve nga koronavirusi dhe përfundimi i asistencës financiare, kanë ulur shpenzimet e amerikanëve. Rritja e shitjeve me pakicë është më e ulëta që nga pranvera, kur pandemia detyroi mbylljen e dyqaneve, kinemave, restoranteve dhe ambjenteve të punës.

Shumica e fitimeve janë nga sektorë që tregojnë se si pandemia ndryshoi shpenzimet e amerikanëve. Shitjet janë rritur për materiale ndërtimi për shtëpitë dhe kopshtin, si dhe në dyqanet e paisjeve shtëpiake dhe elektronike. Këto kanë të ngjarë të reflektojnë rinovimet e shtëpive dhe blerjet e kompjuterave për punën nga shtëpia dhe shkollimin e fëmijëve në distancë.

Në rrugët e Manhatanit, disa banorë kanë dalë për të bërë pazar.

Debbie McIndoe ka pesë fëmijë dhe thotë se ajo ende po përpiqet të gjejë një mënyrë për të blerë dhurata për Krishtlindje. Ajo dikur kishte një restorant që u mbyll.

"Paratë janë të pakta. Të gjithë janë në shtëpi dhe askush nuk po gjen punë tani. Ekonomia nuk është aq mirë. Shpresojmë që të ndryshojë", thotë zonja McIndoe.

Jason Westerkon thotë se ai po përpiqet të shmangë qëndrimin e gjatë në dyqane duke e përcaktuar qëmë parë se çfarë do të blejë para se të hyjë në dyqan.

"Mendoj se tani është ndryshe. Unë duhet të di paraprakisht se çfarë duan familja ime dhe të dashurit e mi, sepse unë nuk mund të shkoj të shikoj dhe të endem nëpër dyqane", thotë zoti Westerkon.

Ilana Habibi po merr disa masa paraprake për koronavirusin, por gjithsesi duke shpenzuar para.

"Lëviz me maskë. Jam shumë e kujdesshme për të mos prekur asgjë. Është shumë e vështirë të blesh në këtë mënyrë, por gjithsesi kam arritur të shpenzoj shumë para", thotë zonja Habibi.

Ambrosia Glisson ndan shqetësimin financiar të shumë njerëzve këtë vit, ndërsa i duhet të blejë dhurata për të dashurit e saj.

"Është ndryshe sepse nuk kam para këtë vit, kështu që në të vërtetë nuk po bëj ndonjë pazar. Kryesisht thjesht përgatis dhurata dhe kartolina për miqtë dhe familjen time, sepse paratë janë shumë të pakta", thotë zonja Glison.

Shumë vitrina përgjatë Bulevardit 5 reflektojnë realitetin e pandemisë, ndërsa manekinët presin të radhitur me rroba të buta dhe të rehatshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG