Lidhje

Vështirësitë e biznesit të vogël në Britani


Vala e dytë e koronavirusit dhe kufizimet e reja të bllokimit po godasin shumë biznese në Britani ndërsa rritja ekonomike po ngadalësohet dhe papunësia po rritet. Pasigurisë së shumë bizneseve në vështirësi i shtohet edhe frika e një daljeje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

Në fund të tetorit, Matthew Jones ishte duke shijuar kthimin e "një farë normaliteti" në berberhanën e tij në Londër në një vit që ka qenë i pazakontë.

Bizneset britanike në vështirësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Ai ishte duke punuar - kur doli lajmi se bizneset do të duhej të mbylleshin përsëri.

“Ky bllokim i dytë ka qenë i vështirë sepse ishim duke ndërtuar përsëri biznesin në përpjekje për t’ju kthyer normalitetit dhe krejt papritur e gjitha të hiqet. Dhe ne ende kemi qira të larta për të paguar këtu ", thotë zoti Jones.

Britania pati një rritje të shpejtë të infeksioneve COVID-19 këtë vjeshtë dhe qeveria vendosi një raund të dytë kufizimesh.

57,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e virusit dhe ekonomia ka rënë.

Ndërsa bizneset e vogla në të gjithë botën janë në vështirësi, shumë prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar po përballen gjithashtu me pasigurinë ekonomike të shkaktuar nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Shumë biznese britanike arritën t'i mbijetojnë bllokimit të pranverës me ndihma bujare nga qeveria, përfshi grante prej 13,000 dollarësh dhe një program që paguante një pjesë të pagave për punëtorët.

Masat kanë ndihmuar në mbajtjen e nivelit të papunësisë relativisht të ulët, në 4.8% - megjithëse është në rritje dhe parashikohet të arrijë 7.5% pranverën e ardhshme.

Raundi i fundit i kufizimeve mund të jetë një goditje më e madhe në javët përpara Krishtlindjeve.

Megjithatë disa dyqane po mbijetojnë më mirë sesa të tjerat, por të gjithë po mundohen të përshtaten.

Jane Howe, drejton librarinë Broadway Bookshop në Londër.

Në qershor, ajo filloi për herë të pare një faqe për blerje online por thotë se ajo nuk e zëvendëson pazarin në dyqan ku zakonisht blen më shumë sesa ke në plan.

"Njerëzit jo gjithmonë e dinë se çfarë duan. I shohin librat mbi tavolinë dhe i blejnë. Pra blejnë më shumë nga sa kishin në plan dhe kjo ndodh kur je në dyqan sesa kur bën blerje online."

Me dyqanin që realizon vetëm gjysmën e të ardhurave, Howe nuk e paguan më veten dhe kur një nga punonjëset e saj u largua, ajo nuk mund ta zëvendësojë.

Ajo ka mundur të vazhdojë të paguajë qeranë falë ndihmës së qeverisë.

Grigorios Vaitsas pronar i dyqanit Isle of Olive, thotë se biznesi nuk ka ecur keq megjithëse ka mbyllur ambjentet brënda dhe festat për Krishlindjet janë anuluar.

Por Vaitsas dhe partnerja e tij, Paulina, që importojnë produkte nga Greqia janë të shqetësuar nga një tjetër kërcënim: Brexiti.

"Dëgjojmë dhe shohim shumë biznese rreth nesh që mbyllen. E dimë që papunësia po rritet dhe Brexiti pa marrëveshje do të jetë si një stuhi perfekte për dyqanet e shitjeve me pakicë," thotë Vaitsas.

Të dy janë të shqetësuar rreth tarifave dhe burokracisë që do të krijohet për biznesin e tyre në se Britania largohet pa një marrëveshje nga BE-ja në fund të vitit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG