Lidhje

Bomba me telekomandë në makinë, policia arreston dy persona në Lezhë


Policia e Lezhës sekuestroi sot dy bomba me telekomandë, që përdoren për
shpërthim në distancë në vepra të rënda kriminale.

Gjatë operacionit të koduar “Distanca”, policia arrestoi edhe dy persona nga Durrësi, të cilëve, gjate një kontrolli në hyrje të qytetit të Lezhës, iu gjetën të fshehura në automjetin e tyre bombat me telekomandë.

Sipas policisë vendore, “Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e
shtetasit M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë
nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit”.

Po sipas këtij burimi, dyshohet se bombat me telekomandë do të trafikoheshin jashtë territorit të Shqipërisë, në drejtim të Malit të Zi.

Rreth dy vite më parë, në ambientet e një lokali në një fshat të Elbasanit, policia
sekuestroi 4 mina me shpërthim në distancë përmes celularit, të cilat dyshoheshin se do të përdoreshin nga grupe të krimit të organizuar.

Në Shqipëri, shumë krimeve të rënda kundër personave janë kryer me lëndë
shpërthyese të komanduar nga distanca, të cilat janë futur ilegalisht në territorin e Shqipërisë përmes Malit të Zi.

Atentati i fundit me lëndë shpërthyese të komanduar nga distanca ka ndodhur më 15 shtator të këtij viti në një nga lagjet më të populluara në Tiranë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG