Themeluesi i televizionit informativ shqiptar "Fax News", Kasem Hysenbelliu, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në një spital të Turqisë ku ai gjendej prej shumë ditësh, i prekur nga Koronavirusi. Në një betejë të gjatë me sëmundjen, zoti Hysenbelliu, nuk ja doli të rezistonte, pasi gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar.
Kasem Hysenbelliu prej vitesh të tëra ishte përfshirë në botën e medias. Fillimisht punoi për një kohë të gjatë administrator i të përditshmes më të madhe shqiptare “Gazeta Panorama”. Ndërsa më pas, administrator i mediave të tjera të rëndësishme të grupit Hysenbeliu, si News24, Balkanëeb e Gazeta Shqiptare. Prej vitit 2017, kur themeloi televizionin informative “Fax News”, Kasem Hysenbelliu ishte president i kësaj medie.
Për ndarjen e tij nga jeta, përveç përfaqësuesve të shumtë të botës së mediave që kanë bashkëpunuar me të, gazetarë e analistë, sot shprehën hidhërim, edhe autoritetet më të larta shtetërore e politike të vendit.
Facebook Forum