Lidhje

Sfidë tjetër ligjore nga fushata e presidentit Trump, ndaj rezultatit të zgjedhjeve


County election workers across Georgia have begun an official
County election workers across Georgia have begun an official

Ekipi elektoral i Presidentit Donald Trump tha se ka ngritur një padi në gjykatën shtetërore të Xhorxhias të premten duke kërkuar të zhvleftësojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në atë shtet, e fundit në një sërë sfidash ligjore që synojnë përmbysjen e humbjes së tij, por që deri tani kanë qenë të pasuksesshme.

Ekipi elektoral i zotit Trump tha në një deklaratë se padia e re do të përfshinte deklarata të banorëve të Xhorxhias që pretendojnë mashtrim me votat.

Sekretari i Shtetit i Xhorxhias, Brad Raffensperger, një republikan, dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë kanë thënë në mënyrë të përsëritur se nuk kanë gjetur prova manipulimi të përhapur në zgjedhjet e 3 nëntorit, ku fitoi demokrati Joe Biden.

Ekipi i zotit Trump dhe individë që e mbështesin atë, kanë pësuar një sërë humbjesh ligjore në të gjithë vendin, përfshirë paditë e ngritura në Nevada dhe Uiskonsin, ku ata kishin kërkuar urdhëra gjykate për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të atyre shteteve.

Presidenti i zgjedhur Biden fitoi zgjedhjet me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor – nga 270 që është minimumi i nevojshëm – kundrejt 232 votave zotit Trump.

Ekipi elektoral i zotit Trump ka shpenzuar gati 9 milionë dollarë në përpjekjet e saj të pasuksesshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, përfshirë gati 2.3 milionë dollarë për avokatë dhe konsulentë.

Ekipi i tij elektoral dhe Komiteti Kombëtar Republikan kanë grumbulluar të paktën 207.5 milionë dollarë që nga Dita e Zgjedhjeve, shumica e tyre nga thirrjet për dhurime për një "Fond Zyrtar për Mbrojtjen e Zgjedhjeve".

Por në detajet që nuk ishin vënë shumë në pah, bëhej e qartë se shuma e parave do të shkonte për përparësitë e tjera përmes komitetit të ri të veprimit politik të Trump, i cili mund të nxisë nismat e tij të ardhshme politike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG