Lidhje

Rritja e infektimeve shton papunësinë në Qarkun e Gjirokastrës


Rritja e infektimeve me COVID 19 në Qarkun e Gjirokastrës po sjell pasoja për shumë biznese të prodhimit dhe shërbimeve.

Qindra punëtorë po humbasin vendet e punës nga mbyllja sidomos e njësive të veshjeve, ndërsa pasoja negative ka sjellë për zonat ndërkufitare edhe bllokimi punësimit sezonal në Greqi.

Rritja e infektimeve shton papunësinë në Qarkun e Gjirokastrës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Shërbimet sociale po trajtojnë një numër të kufizuar personash me ndihmë ekonomike, ndërsa nevojat janështuar javëte fundit me rritjen e shifrave të të prekurve nga koronavirusi.

Rritja e ndejshme e infektimeve me COVID 19 javët e fundit në Qarkun e Gjirokastrës po shoqërohet me masa të autoriteteve në mbylljen e sipërmarrjeve ku janë punësuar qindra vetë. Krahasnjësive të shërbimit ku janë gjetur shkelje të protokolleve shëndetësore autoritetet kanë mbyllur sidomos disa nga njësitë e prodhimit të veshjeve me porosi.

“Masat synojnë ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të virusit", thotë për Zërin e Amerikës shefi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër Edi Sinoimeri. Sipas tij “mbyllja është e përkohshme dhe realizohet në bashkëpunim me njësitë e kujdesit shëndetësor mbi bazë të gjetjeve të rasteve të infektimit”.

Zoti Sinoimeri thotë se pas plotësimit të detyrabe të lëna nga inspektorët një seri biznesesh mund t`i rikthehen punës. Mbyllja e përkohshme e bizneseve ka rritur papunësinë në këtë qark të prekur gjatë këtij viti edhe nga bllokimi turizmit në Qendrën Historike dhe pamundësia e banorëve të zonave ndërkufiatre për të udhëtuar për punë sezonale në Greqi.

Drejtoresha e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Gjirokastrës Albana Allushi thotë për Zërin e Amerikës se pandemia ka rritur nevojat për mbështetje ekonomike.

“Kategoria më e prekur janë njerëzit që nuk kanë qenë të siguruar apo të vetësiguruar dhe të cilët nuk kanë mundësi të krijimit të të ardhurave", thotë zonja Allushi.

Bashkia kë mbështetur disa qindra familje me një paketë ushqimore dhe ka ofruar ndihma për disa kategori, por nevojat jetike mbeten të mëdha. Nga vlerësimet e Insitucioneve ndërkombëtare Shqipëria mbetet një nga vendet më të cënueshme nga Pandemia e Koronavirusit të cilat lidhen me karakteristikat e ekonomisë së vendit, si niveli i lartë i vetëpunësimit dhe informalitetit.

Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore kryer në maj të këtij viti shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet duke shkuar në 40 % në skenarin e parë dhe 44 % në skenarin e dytë. Sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe sipas skenarit me pesimist ajo do ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005, thuhet në studimin e Bankës, për efektet pandemisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG