Lidhje

BE, Britania bëhen gati për një Brexit kaotik pa marrëveshje


Ndërsa kanë mbetur vetëm tre javë nga një Brexit kaotik dhe i kushtueshëm pa marrëveshje, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Britanisë parashikuan enjten shtimin e gjasave për dështim bisedimeve tregëtare, dhe Kryeministri Britanik Boris Johnson madje foli për një "mundësi madhe" tillë.

dyja palët u thanë qytetarëve tyre përgaten për një tronditje për Vit Ri, pasi tregtia midis Britanisë Madhe dhe territorit evropian mund përballet me kaosin madh prej pothuajse një gjysmë shekulli.

Komentet pesimiste zotit Johnson erdhën ndërsa negociatorët u përpoqën arrinin një përparim orëse fundit bisedimet teknike, ku udhëheqësit e tyre dështuan tre herë diskutime politike gjatë javës kaluar.

Duke u përballur me një afat dielën vendosur pas bisedimeve pa rezultat midis Presidentes Komisionit BE- Ursula von der Leyen dhe zotit Johnson mërkurën mbrëmje, dyja palët e kuptuan shkëputja po zgjat katër vjet mund përfundonte keq.

"Mendoj se duhet jemi shumë, shumë qartë: Tani ekziston një mundësi e fortë - një mundësi e fortë - kemi një zgjidhje do duket si një marrëdhënie e Australi me BE-," tha zoti Johnson, duke përdorur shprehjen e tij për një dalje pa marrëveshje.

Australia nuk ka një marrëveshje tregtisë lirë me BE-.

"Nuk do thotë se është diçka e keqe," shtoi Johnson.

Nga ana e BE-, reagimet ishin po aq pesimiste.

"Unë jam pak pesimist sot, nga ajo po dëgjoj," tha Kryeministri suedez Stefan Lofven një takim nivelit lartë BE- ku zonja von der Leyen informoi 27 udhëheqësit për darkën e saj pasuksesshme me zotin Johnson.

"Ajo nuk dukej se kishte besim se mund të zgjidheshin të gjitha vështirësitë," tha David Sassoli, presidenti i parlamentit të BE-së që do të duhet të miratojë çdo marrëveshje të ndërmjetësuar.

Një largim pa marrëveshje do të kërcënonte qindra mijëra vende pune dhe do të kushtonte dhjetëra miliarda dollarë në tregti.

Për t'u përgatitur për një dalje të tillë më 1 Janar, BE-ja propozoi të enjten katër masa për t'u siguruar që të paktën trafiku ajror dhe rrugor të vazhdo sa më normalisht për gjashtë muajt e ardhshëm.

Po ashtu organizata propozoi që peshkatarët të kishin akoma qasje në ujërat e njëri-tjetrit deri në një vit, për të kufizuar dëmin tregtar të një largimi pa marrëveshje. Zbatimi i tyre varet nga fakti nëse Britania e ofron iniciativa të ngjashme. Masat tregojnë se BE mendon se skenari më realist është shkëputja pa zgjidhje.

Zoti Johnson paralajmëroi se "tani është koha që publiku dhe bizneset të bëhen gati për 1 janar, sepse, do të ketë ndryshime sido që të zhvillohen ngjarjet."

Për muaj me radhë, bisedimet tregtare kanë ngecur tek këmbëngulja e Britanisë se si një vend sovran nuk duhet të jetë i lidhur pafundësisht me rregullat dhe rregulloret e BE-së megjithëse do që të vazhdojë të eksportojë lirisht në bllok. BE-ja është po aq e vendosur që të ruajë tregun e saj të njësuar dhe që të kërkojë garanci kundër një fqinji me pak rregulla, që do të ishte në gjendje të dëmtonte bizneset e saj.

Pasi zoti Johnson u kthye në mesnatë në Londër, reagimet ishin po aq të zymta edhe atje.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se afati i së dielës ishte një "moment i fundit" - megjithëse ai shtoi "nuk mund të thuash kurrë me siguri".

Në katër vjet bisedime mbi kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe një marrëdhënie të ardhshme tregtare, afate tilla të vetë-imponuara janë shkelur vazhdimisht që kur Britania votoi për t'u larguar nga BE.

1 janari është ndryshe sepse Britania e Madhe e ka bërë tranzicionin 11-mujor që nga dalja zyrtare më 31 janar, ligjërisht detyrueshëm.

"Ekzistojnë hendeqe të mëdha ideologjike, thelbësore dhe politike që duhet të kapërcehen," tha Mujtaba Rahman, drejtori menaxhues i Evropës për Grupin Eurasia. "Ata janë kaq larg njëri-tjetrit dhe koha është kaq e kufizuar tani."

Një shkëputje pa marrëveshje do sillte tarifa dhe pengesa tjera do dëmtonin dyja palët, megjithëse shumica e ekonomistëve mendojnë se ekonomia britanike do goditej shumë sepse Britania e Madhe bën gati gjysmën e tregtisë saj me bllokun.

Muajt e bisedimeve tregtare nuk kanë arritur të kapërcejnë mosmarrëveshjet për tre çështje - të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës së ndershme dhe autoritetin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ardhshme.

Ndërsa dyja palët duan një marrëveshje, ato kanë pikëpamje krejtësisht ndryshme se çfarë duhet jetë kjo marrëveshje. BE-ja druhet se Britania do ulë standardet sociale dhe mjedisore dhe do hedhë fonde shtetërore industritë e Mbretërisë Bashkuar, duke u bërë një rival ekonomik me rregullim dobët ngjitur me bllokun prandaj dhe ka kërkuar garanci forta " barabarta" këmbim hyrjes tregjet e saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG