Lidhje

AstraZeneca thotë se do të kombinojë vaksinën e saj me Sputnik V të Rusisë


AstraZeneca, kompania farmaceutike nga Britania e Madhe tha se do të punojë me Institutin shtetëror rus “Gamaleya” dhe se do të kombinojë vaksinën e saj kundër koronavirusit me “Sputnik V”.

AstraZeneca tha se vaksina ruse do të përdoret në provat e mëtejshme klinike dhe se ato pritet të nisin në fund të këtij viti. Shkencëtarët rusë kanë sugjeruar se kombinimi i vaksinës së AstraZenecës dhe “Sputnik V” do të rrisë efikasitetin.

“Sputnik V” funksionon ngjashëm me vaksinën me dy doza AstraZeneca të Universitetit të Oksfordit me adenovirus, që është një virus i gripit të zakonshëm.

Vaksina AstraZeneca ishte krijuar fillimisht si vaksinë bazë kundër shumë virueseve dhe ishte gati për t’u përshtatur kur goditi pandemia. Pas vaksinimit, proteina përgatit sistemin imunitar që të sulmojë virusin nëse infekton trupin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG