Lidhje

25 vjet marrëdhënie diplomatike SHBA - Maqedoni e Veriut


Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Drejtorinë e Postave të Maqedonisë përuroi të marten një pullë postare me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashuara të Amerikës.

Me këtë rast, në një video lidhje foli Ndihmës-Sekretari amerikan për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, i cili theksoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Maqedoninë e Veriut.

“Ne ishim me ju gjatë Marrëveshjes me Greqinë, në Marrëveshjen e Ohrit, në Marrëveshjen e Prespës, që i hapi rrugën anëtarësimit të vendit tuaj në NATO. Përgjatë këtyre 25 viteve ndryshim, qëllimet tona për Maqedoninë e Veriut, për paqe dhe mirëqenie kanë mbetur të njëjta. Shpresat tona që vendi të vazhdojë rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian po ashtu kanë mbetur të njëjta”, u shpreh zyrtrai i lartë amerikan duke theksuar vazhdimin e partneritetit me vendin e vogël ballkanik edhe pas tranzicionit në administratën amerikane në javët dhe muajt që vijnë.

Edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Mary Byrnes nënvizoi mbështetjen amerikane për “integrimin e merituar”, siç u shpreh, të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Mbështetja amerikane rikonfirmohet në një periudhë kur Maqedonia e Veriut po përballet me një sfidë të paparashikuar siç është ajo e vetos bullgare për hapjen e bisedimeve me BE-në për shkak të mosmarrëveshjeve rreth historisë dhe gjuhës. Vendi ka realizuar mjaft reforma në më shumë fusha dhe spresonte fuqishëm se në vitin që po e lëmë pas do të hapeshin kapitujt kryesorë të negociatave për integrim.

Me ndihmën amerikane Maqedonia e Veriut arriti të bëhej anëtarja e tridhjetë e Aleancës Veriatlantike të NATO-s në muajin mars, 2020.

Ministri i jashtëm Bujar Osmani, me rastin e 25 vjetorit 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhëieve diplomatike me SHBA tha se “SHBA janë mike dhe aleate tona për shkak të vlerave që ndajmë. Shpresojmë se ky partneritet strategjik do të vazhdojë me intensitetin e njejtë në të ardhmen”, tha z Osmani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG