Lidhje

Kosovë, 6 viktima dhe 309 raste të reja me COVID-19


Kosovë ambulanca
Kosovë ambulanca

Në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi sot 6 viktima dhe 309 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Rastet e 24 orëve të fundit e çuan në 1 mijë e 290 numrin e viktimave nga pasojat e COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të prekurve arriti në afër 50 mijë, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur më shumë se 38 mijë veta, ndërsa më shumë se 10 mijë mbeten raste aktive.

Që nga dje në Kosovë kanë hyrë në fuqi disa masa kufizuese për personat e moshës mbi 65 vjeç dhe në ndalimin e grumbullimit të më shumë se 4 personave, por është shtuar orari i punës për veprimtarive biznesore.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot gjatë një vizite në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë bëri thirrje për zbatimin e masave kundër koronavirusit në mënyrë që kjo situatë të lehtësohet pas 3 apo 4 muajve të ardhshëm. Ai tha se po bëhet përpjekje që Kosova të jetë në mesin e vendeve të para që e merr vaksinën kundër Covid-19 përmes programit COVAX, e cila ka premtuar rreth 360 mijë doza.

Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes gjatë këtyre ditëve në prag të festave të fundvitit ku një numër i madh i qytetarëve që jetojnë në diasporë tashmë kanë ardhur në Kosovë për këto festa.

XS
SM
MD
LG