Megjithë shpërthimin e koronavirusit dhe kufizimet e vendosura në shumë vende, njerëzit vazhduan traditat e tyre duke uruar për një vit të mbarë, me shpresë dhe paqe
Dita e parë e VItit të Ri në qytete të ndryshme të botës

1
Një çift përqafohet gjatë festimeve të Ditës së Vitit të Ri në Kiev, Ukrainë 1 janar 2021. REUTERS / Valentyn Ogirenko

2
Me maska mbrojtëse mes shpërthimit të sëmundjes së koronavirusit (COVID-19), njerëzit u lutën ditën e parë të vitit të ri në tempullin Meiji në Tokio, Japoni, 1 janar 2021. REUTERS / Kim Kyung-Hoon

3
Njerëzit ecin në Plazhin Perranporth ditën e Vitit të Ri në Perranporth, Cornwall, Britani 1 janar 2021. REUTERS / Tom Nicholson

4
Një punonjëse e kujdesit shëndetësor heq pajisjet e saj mbrojtëse ndërsa në televizion shfaqet një përmbledhje e vitit 2020 brenda njësisë së emergjencës në spitalin United Memorial Medical Center në Hjusto, Teksas, SHBA, 1 janar 2021. REUTERS / Callaghan O'Hare