Lidhje

Britani, gjyqtarja vendos që Assange të mos ekstradohet


FILE - In this May 19, 2017 photo, WikiLeaks founder Julian Assange greets supporters outside the Ecuadorian embassy in London, where he has been in self imposed exile since 2012.
FILE - In this May 19, 2017 photo, WikiLeaks founder Julian Assange greets supporters outside the Ecuadorian embassy in London, where he has been in self imposed exile since 2012.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të vazhdojnë të kërkojnë ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks Julian Assange, pas vendimin të një gjyqtareje britanike që ai të mos ekstradohet për t'u përballur me akuza penale.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë 49 vjeçarin Assange, të lindur në Australi, për 18 vepra penale në lidhje me publikimin nga WikiLeaks të një sasie të madhe dokumentesh sekrete ushtarake dhe diplomatike. Zyrtarët amerikanë thonë se publikimi i tyre ka rrezikuar jetë njerëzish.

Gjyqtarja Vanessa Baraitser vendosi të hënën që Assange të mos ekstradohet, duke argumentuar se problemet e tij të shëndetit mendor e vënë atë në rrezik për vetvrasje.

Prokurorët amerikanë thanë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë të Londrës dhe çështja mund të shkojë deri në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar.

Të mërkurën, avokatët e Assange-it do të kërkojnë lirim me kusht për klientin e tyre, i cili e ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së fundit në burg ose në vetë-izolim.

Ekipi i tij ligjor ka argumentuar se i gjithë procesi i prokurorisë ka qenë i motivuar politikisht, i mundësuar nga administrata e Presidentit Donald Trump, dhe se ekstradimi i tij do të përbënte një kërcënim të rëndë për punën e gazetarëve.

Megjithëse gjyqtarja Baraitser hodhi poshtë argumentet se ekstradimi duhej ndalur pasi kjo do të shkelte lirinë e shtypit ose të fjalës për Assange-in, ajo tha se ekzistonte rreziku real që ai të bënte vetëvrasje nëse do të mbahej në një burg të sigurisë maksimale në SHBA. Assange ka vuajtur disa herë nga depresioni i rëndë, tha ajo.

Julian Assange shprehu pak emocione ndaj vendimit.

Prokurorët amerikanë dhe zyrtarët perëndimorë të sigurisë e shohin themeluesin e faqes WikiLeaks si një armik të rrezikshëm të shtetit dhe thonë se veprimet e tij vunë në rrezik jetën e disa agjentëve, emrat e të cilëve ishin në materialet e publikuara nga WikiLeaks.

Autoritetet amerikane thonë se më shumë se 100 njerëz ishin vënë në rrezik dhe rreth 50 ishin detyruar të merrnin ndihmë. Disa prej tyre, thonë zyrtarët, ishin detyruar të largoheshin nga vendet ku banonin bashkë me familjet e tyre për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara ose një vend tjetër të sigurt.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG