Lidhje

Tiranë: Bien dhurimet e gjakut, rrezikohen talasemikët


Dhurimet e gjakut në Shqipëri gjatë pandemisë kanë rënë ndjeshëm dhe kjo dukuri po rrezikon jetën e 600 pacientëve kronikë me talasemi në të gjithë moshat.

Zona më problematike të talasemisë është Lushnja, e cila ka zero dhurime, për shkak të frikës dhe paragjykimeve, dhe nevojat e saj po i mbulon Tirana.

Përfaqësuesja e këtyre pacientëve, Anduela Pinguli, thotë se ky rrezik do të vazhdojë për sa kohë do të vazhdojë izolimi dhe kufizimet e pandemisë.

Pacientët talasemikë janë përfituesit e parë të dhurimeve në shkallë kombëtare. Një vështirësi tjetër është e përshtatja e grupit të gjakut me dhuruesit e pakët.

Aleanca e Dhurimit të Gjakut, që u ngrit me nismën e presidentit të Republikës, Ilir Meta, i dha një nxitje të madhe dhurimeve të gjakut, por me pllakosjen e pandemisë, ai u vrull dhurimesh gjaku u reduktua shpejt.

Mbyllja e universiteteve në online dhe kufizimet në jetën e përditshme, frika nga Covid 19 i kanë larguar qytetarët dhurues nga qendrat e dhurimit të gjakut.

Dhuruesit kryesorë janë studentët, mësohet nga shoqata e pacientëve kronikë me talasemi.

Frika nga infektimi gjatë dhurimit është një legjendë që po i dëmton jashtë mase pacientët me talasemi.

Zonja Pingulli thotë se qendrat e dhurimit të gjakut janë tejet të sigurta, dhuruesi aty qëndron vetëm 30 minuta dhe shpëton 3 jetë njerëzore.

Nevoja e pacientëve me talasemi janë të vazhdueshme. Fëmijët duhet të marrin këtë gjak të paktën dy herë në muaj.

Talasemia është një sëmundje kronike e trashëgueshme, që pacientët e marrin nga të dy prindërit qysh në lindje.

Niveli i lindjeve me talasemi është rreth 25 për qind. Krahas Lushnjes, zona të tjera problematike janë Fieri, Tirana, Vlora, Durrësi, si dhe kryeqyteti, ku është zhvendosur një pjesë e madhe e banorëve të vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG