Në Shqipëri, java e shkuar, shënoi një tjetër rritje të rasteve të reja, që duket se i dedikohen në masë të madhe shifrave rekord të testimeve. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se numri i të prekurve u rrit ndjeshëm me 42 përqind, duke kapur nivelin e 4348 të infektuarve, pak më shumë se java e tretë e dhjetorit. Por nga ana tjetër, testimet rregjistruan një kërcim të fortë me 69 përqind më shumë ose gati 24 mijë tamponë të realizuar në periudhën 5-11 Janar, niveli më i lartë javor deri më tani.
Të hënën, u njoftua se në 24 orët e fundit ishin kryer 1575 testime (shifra më e ulët e gjithë javës) nga të cilat rezultuan pozitivë 376 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 98 raste në Tiranë, 29 raste në Lushnje, 27 raste në Durrës, 24 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë dhe Fier, 15 raste në Sarandë, 13 raste në Kavajë, 11 raste në Berat, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Korçë, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Dibër, Bulqizë, Vorë, 5 raste në Kavajë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kuçovë, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Belsh, Prrenjas, 2 raste në Devoll, Kukës, Lezhë, Librazhd, Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Elbasan, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Tepelenë, Rroskovec, Këlcyrë, Libohovë.
Në fakt, pozitiviteti (raporti mes rasteve pozitive dhe tamponëve) ra në 18.1 përqind, ose me 3.4 pikë përqindje krahasuar me javën e mëparshme (29 Dhjetor- 4 Janar). Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.
Në rënie, gjatë javës së fundit ka qenë dhe numri i të shtruarve në spitale, si dhe i atyre në terapi intensive apo intubim, në tendencë rënëse përgjatë 5 javëve të fundit. Të dhënat e minisrisë së Shëndetësisë tregojnë së të hënën “në 4 spitalet COVID, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Java e fundit shënoi megjithatë një rritje të viktimave, me 47 vdekje nga 35 të regjistruara në javën pararendëse. Data 5 Janar ishte dita më numrin më të lartë me 11 viktima, ndërsa në 24 orët e fundit u njoftuan 6 humbje jete: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56-82 vjeç.
Facebook Forum