Në Shkodër u përkujtua sot demonstrata e 14 janarit e vitit 1990, kur disa mijra banorë protestuan në sheshin qendror të qytetit, në përpjekje për të rrëzuar bustin e diktatorit Stalin. Megjithëse policia dhe sigurimi i shtetit arrestuan një numër të madh prej organizatorëve dhe protestuesve, ngjarja pati jehonë të gjërë brenda dhe jashtë vendit dhe i hapi rrugë rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Facebook Forum