Lidhje

Shkup, Debati mbi regjistrimin e popullsisë


Shkup, Debati mbi regjistrimin e popullsisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut po debaton mbi projekt-ligjin për regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi pritet të bëhet këtë pranverë, pasi nuk është mbajtur që nga viti 2002 për shkak të mospajtimeve politike. Ndërkohë, shumica parlamentare është e vendosur edhe përkundër thirrjeve të opozitës maqedonase që procesi të shtyhet për një vit.

Maqedonia e Veriut po përëgatitet për regjistrimin e popullsisë, një proces që për herë të fundit është mbajtur para 19 vitesh dhe në vend se një operacion i domosdoshëm statistikor, shikohet më tepër si politik.

Regjistrimi, sipas planeve të qeverisë, do të mbahet nga 1 deri më 21 prill. Për këtë parlamenti duhet ta miratojë ligjin përkatës për çka tanimë ka filluar debatin. Ndërsa qeveria si propozuese e ligjit, e cilëson atë me standarde më të larta evropiane dhe sipas kërkresave të agjencisë Eurostat, opozita maqedonase, nga ana tjetër kërkon që procesi të shtyhet për një vit për shkak të pandemisë dhe për shkak të lëshimeve, sipas saj, brenda ligjit.

Por, pushteti është i vendosur që censusi të mbahet në pranverë për shkak të krijimit të politikave zhvillimore afatgjata, ndërsa aktin e quan patriotik dhe në interes të vendit e të gjithë qytetarëve.

Ndërkohë që është i madh numri i shtetasve të shpërngulur drejt Evropës perëndimore, por pa të dhëna zyrtare me që mungojnë, përllogaritjet e Bankësë Botërore janë se brenda dhjetëvjeçarit të fundit mbi 400 mijë qytetarë të jenë larguar për punë dhe një jetë më të mirë jashta vendit.

Edhe një pjesë e politikanëve shqiptarë nuk janë të kënaqur me caktimin e datës për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë; ata parapëlqejnë muajt e verës, kur zakonisht shqiptarët nga diaspora kthehen në vendlindje.

Por, propozim ligji parashikon regjistrimin e shtetasve edhe në diasporë.

"Do të përpiqemi që sa më tepër t’i përfshijmë edhe shtetasit tanë jashta vendit sepse këto informacione janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne sepse jemi një vend me mërgatë të madhe", thotë drejtori i Entit të Statistikave Apostol Simpovski.

Ligji që do të miratohet parashikon mundësinë e regjistrimit krahas popullatës rezidente edhe të atyre që nuk jetojnë këtu, përmes numrit të amzës.

VMRO-DPMNE-ja e opozitës kërkonte që regjistrimi të bëhet me praninë fizike të qytetarit, me dokumente dhe me gjurmët e gishtërinjve.

Kryetari i VMRO-së Hristijan Micevski bëri thirrje për një mobilizim në masë ndërsa paralajmëroi se nuk do t’i njohë rezultatet e këtij regjistrimit të popullsisë, nëse nuk pranohen amendamentet e partisë.

Censusi i vitit 2011 u pezullua vetëm pak ditë pasi filloi për shkak të mosmarrëveshjeve atëherë midis ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Në bazë të regjistrimit të vitit 2002 shqiptarët përbëjnë pak mbi 25 përqind të popullsisë së përgjithshme. Edhepse i kanë pranuar këto shifra zyrtare, shqiptarët mendojnë se janë mbi 30 përqind.

Dalja me mbi 20 përqind e një komuniteti në statistikat zyrtare ia shton atij të drejtat e përdorimit të gjuhës amtare dhe të simboleve etnike nëpër institucionet shtetërore dhe publike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG