Lidhje

Gjendja emocionale e amerikanëve përpara inaugurimit të Presidentit


Members of the National Guard stand at Capitol Hill in preparation for the U.S. presidential inauguration a week after a pro-Trump mob broke into and took over the Capitol, Jan. 14, 2021.
Members of the National Guard stand at Capitol Hill in preparation for the U.S. presidential inauguration a week after a pro-Trump mob broke into and took over the Capitol, Jan. 14, 2021.

Amerikanët po bëhen gati për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden javën e ardhshme pas një prej zgjedhjeve më të debatueshme të vendit dhe një sulmi të dhunshëm ndaj Kapitolit nga mbështetësit e Presidentit në largim Donald Trump. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton për gjendjen shpirtërore të kombit ndërsa Shtetet e Bashkuara kalojnë në një fazë tjetër politike.

Gjendja emocionale e amerikanëve përpara inaugurimit të Presidentit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Pas një sulmi të paparë në Kongres nga mbështetësit e Trumpit, dhe funeralit të një oficeri të Policisë së Kapitolit, një nga pesë personat që vdiqën në trazirat, tani, masa të pashembullta sigurie për inaugurimin e Joe Bidenit më 20 janar dhe një përpjekje e dytë e Kongresit për të shkarkuar presidentin në largim, Donald Trump.

Mes kërcënimeve të vazhdueshme të dhunës, një banor në Siatëll është i shqetësuar.

“Ka shumë njerëz që janë mbështetës të Donald Trump-it, që janë vërtetë të zemëruar. Ata janë të rrezikshëm. Nuk mendoj se do të largohen”, thotë Don Williams.

Ai thotë se ata janë duke minuar përpjekjet e Presidentit të zgjedhur Joe Biden për të trajtuar problemet e vendit.

"Vazhdimisht janë përpjekur të thonë se ai është një president i paligjshëm, dhe është vetëm fillimi i mandatit të tij", thotë Sakura Schlegel, banor i qytetit Siatëll.

Një emigrant kuban në Majami është i shqetësuar për politikën progresive të Bidenit.

"Pres katastrofa ekonomike, politike dhe sociale për një arsye të thjeshtë, ai është socialist."

Por një tjetër banor i Majamit thotë se kushdo që është president meriton të respektohet. Ai shpreson që Bideni të jetë i suksesshëm.

“Shpresoj të jetë i suksesshëm. Ai është presidenti ynë tani, kështu që ashtu siç e respektova Presidentin Trump, shpresoj që Joe Bideni të bëjë më të mirën për Amerikën. Ne duhet t’ja dalim", thotë Eric Castro.

Kjo grua ka gjithashtu shpresë.

“Jam shumë e gëzuar pasi mendoj se do të ketë ndryshime të mëdha”, thotë Maria Isabel Rodriguez.

Në Santa Monika të Kalifornisë, një banor i bëri thirrje zotit Biden të zgjidhë problemet e ngutshme të vendit.

“Virusi është problemi numër një. Duhet të bëjmë një punë më të mirë. Nuk duhet thjesht të flasim për të. Duhet të bëjmë diçka. Ai do të bëjë diçka”.

Joe Bideni duhet të dalë mbi ndasitë politike, thonë dy të tjerë.

“Shpresoj që ta bashkojë vendin. Ka kaq shumë ndarje politike. Është situatë shumë intensive”, thotë Marku nga Kalifornia

Mes kërcënimeve të vazhdueshme të dhunës në Uashington DC dhe përreth vendit, gjendja emocionale kombëtare është e zymtë.

"Është rrëmujë. Nuk e di se si do ta rregullojnë situatën. Shpresoj që do të munden. ”

Ndihet nervozizëm, përpara asaj që zakonisht është një festë e gëzueshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG