Lidhje

Prokurori Sherwin: Nuk ka prova për "grupe që do të kapnin e vrisnin" ligjvënës në Kapitol


Prokurori në detyrë i Uashingtonit tha të premten se nuk ka "prova të drejtpërdrejta" që sugjerojnë se protestuesit që sulmuan Kapitolin kishin formuar "grupe që do të kapnin e vrisnin" ligjvënës brenda ndërtesës.

Komentet e Prokurorit të përkohshëm Michael Sherwin u duk se ishin një përpjekje për të sprapsur dyshimet e ngritura në një padi të enjten nga disa prokurorë federalë në Arizona, sipas të cilëve ka prova se protestuesit kishin për qëllim "të kapnin e vrisnin zyrtarë të zgjedhur".

Zoti Sherwin tha se zyra e tij po udhëheq përpjekjen e prokurorisë, por ndërsa zyrat lokale ndihmojnë për të identifikuar të dyshuarit në zonat e tyre, mund të ketë pasur edhe një "shkëputje" në provat e siguruara deri më tani lidhur me çështjet.

Ndërsa vazhdojnë hetimet, të enjten vonë prokurorët federalë ngritën pretendime të gjera në një padi gjyqësore ndërsa i kërkuan një gjykatësi që të miratonte një urdhër ndalimi ndaj Jacob Chansley, një shtetas amerikan nga Arizona. Ky i fundit mbështet e përhap teoritë konspirative të QAnon.

Ai u fotografua ulur në tryezën e Nënpresidentit Mike Pence në Senatin amerikan ndërsa mbante një kokore me brirë mbi kokë.

Zoti Chansley pritet të dalë para gjykatës federale të premten në mbrëmje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG