Lidhje

Armin Laschet zgjidhet në vend të zonjës Angela Merkel në krye të CDU-së


Partia e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, zgjodhi të shtunën zotin Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më të populluar të Gjermanisë, si udhëheqësin e saj të ri, duke dërguar një sinjal të vazhdimësisë disa muaj para zgjedhjeve, në të cilat votuesit do të vendosin se kush do të jetë kancelari i ri.

Armin Laschet, 59 vjeçar, kryeministër i shtetit perëndimor Rhine-Westphalia, doli fitues përballë zotit Friedrich Merz, duke siguruar 521 vota të 1 mijë e një delegatëve të partisë.

Në krye të CDU-së (Unioni Kristian-Demokrat), ai zëvendëson politikanen mbizotëruese të Evropës dhe një fituese të vazhdueshme të votës gjermane që nga marrja e detyrës në vitin 2005, e cila ka thënë se nuk do të kandidojë përsëri për kancelare.

"Dua të bëj gjithçka në mënyrë që të qëndrojmë të bashkuar gjatë këtij viti ... dhe pastaj të sigurohemi që kancelari i ri në zgjedhjet federale të jetë nga unioni (CDU / CSU)," tha zoti Laschet në fjalimin e tij të fitores.

Votimi i së shtunës nuk është vendimtar se kush do të jetë kandidat i qendrës së djathtë për kancelar në zgjedhjet e Gjermanisë më 26 shtator, por zoti Laschet ose do të kandidojë, ose do të ketë fjalën e fundit se kush do të jetë kandidati.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG