Lidhje

Mali i Zi, rritet numri i të infektuarve me COVID-19


Mali i Zi
Mali i Zi

Mali i Zi, shënoi të martën rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, brenda 24 orëve të fundit janë infektuar 565 persona, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën nga pasojat e infektimit.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ende nuk e bënë publike datën e saktë për fillimin e vaksinimit të popullatës. Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, vuri në dukje të martën se janë blerë 150 mijë doza të një vaksine të marrë nga Kina dhe 50 mijë të vaksinës ruse, por pa bërë të ditur se kur do të nisë procesi i vaksinimit në Mal të Zi.

Ministrja Bojoviq tha se Mali i Zi po vazhdon gjithashtu bisedimet brenda nismës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme, për një imunizim kundër COVID-19-s në nivel të lartë.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverën e vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar afro 60 mijë raste me koronavirus. Prej tyre 768 persona kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG