Lidhje

Kosovë: problemet e brendshme dhe ndikimi në politikën e jashtme


Kosovë, problemet e brendshme politike dhe ndikimi në politikën e jashtme
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Partitë politike në Kosovë tashmë kanë filluar fushatën për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, megjithëse, zyrtarisht ajo fillon më 3 shkurt, mes debatesh për problemet e trashëguara dhe ndarjet e thella rreth shumë çështjeve që lidhen me politikat e brendshme por edhe të jashtme.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për studimin e politikave, Naim Rashiti thotë se çfarëdo që të jetë rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit do të ketë vështirësi në krijimin e institucioneve të qëndrueshme.

“Qasja e partive politike ndaj institucioneve qoftë atyre kushtetuese qoftë institucioneve publike nuk ka ndryshuar, është acaruese dhe një mos respekt në rritje ndaj këtyre institucioneve ose më mirë të themi në krijimin e stabilitetit për faktin që nuk do të kemi president, nuk do të kemi Kuvend dhe nuk do të kemi qeveri dhe gjithçka do të jetë pjesë e negociatave dhe kalkulimeve politike dhe kjo është brenga më e madhe”, tha zoti Rashiti.

Zoti Rashiti thotë se qeveria e ardhshme e Kosovës do të përballet me problemet evjetra siç është çështja e zgjidhjes së konfliktit me Serbinë dhe njohjeve ndërkombëtare. Ai thotë se konflikti i pashterur politik i brendshëm e ka dërrmuar Kosovën edhe në raport me politikën e jashtme.

“Zgjedhjet do të mbahen, agjenda do të jenë të vjetra dhe qasja politike së paku që po shohim në këtë fazë e gjithë akterëve politik nuk po na jep shenjë se do të kemi një marrëdhënie tjetër politike apo edhe një të menduar ndryshe politik në raport me këto probleme. Natyrisht problemet e Kosovës janë të grumbulluara brenda dhe jashtë dhe për çdo qeveri do të jetë shumë e vështirë të bëj prioritet dhe të zgjidhë të gjitha por çështja e politikës e jashtme ishte dashur të ndahet nga politikat e brendshme, nga zhvillimi i brendshëm”, tha zoti Rashiti.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se sfidë e qeverisë së re mbetet vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, gjë që çoi edhe në rrëzimin e qeverisë së ish kryeministrit Albin Kurti.

“Dialogu Kosovë-Serbi do të jetë aty pavarësisht nëse partitë politike edhe që janë duke garuar nuk janë që domosdoshmërisht e shohin si çështjen më primare por është një çështje primare në politikën e jashtme dhe është një çështje që do të kërkohet qoftë nga faktori evropian por edhe ai amerikan që të shtyhet përpara dhe që të palët të ulen në tryezën e diskutimeve dhe të shohin mundësitë reale për arritjen e një marrëveshjeje”, tha zonja Krasniqi.

Analistët thonë se pavarësisht se kush do të jetë në qeverinë e re, do të duhet një bashkërendim i partive politike dhe të hartohet një strategji për të ardhmen e politikës së jashtme..

“Besoj që tani është koha që partitë politike pavarësisht se kush është në pozitë apo opozitë të shohin çështjen e dialogut si çështje shtetërore, mbi partiake dhe që të pozicionohemi për ta shtyrë procesin përpara dhe ta përmbyllim ashtu siç na konvenon neve, nuk na konvenon si Kosovë që të merremi me vite me këtë çështje ndërkohë që po duket që gjërat janë duke ndryshuar edhe në aspektin gjeostartegjikë dhe nuk është se ne jemi qendra e botës”, tha zonja Krasniqi.

“Ta prioritizoj politikën e jashtme si një priritet përtej subjekteve politike duke fillimisht krijuar stabilitet institucional në Kosovë, marrëdhënie të mira në mes të bartësve të institucioneve dhe politike, një plan të ri të politikës së jahstme e cili domosdoshmërisht duhet të bëhet me miqtë, Kosova është shumë e vogël që vet vetiu të arrijë suksesshëm ndonjë agjendë ndërkombëtare, një plan të ri të politikës së jashtme me dy tre miqtë kryesorë të saj, SHBA-në, Gjermaninë”, tha zoti Rashiti.

Analistët thonë se para se të krijohet qeveria e ardhshme duhet së pari të kërkohet një konsensus brenda partive politike në parlament, në mënyrë që çështjet me rëndësi për të ardhmen e vendit të tejkalohen pa ndonjë rrezikim të qëndrueshmërisë politike të vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG