Lidhje

Vazhdojnë përmbytjet në zonën e Nënshkodrës


Vazhdojnë përmbytjet në zonën e Nënshkodrës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Megjithë përmirësimin e përkohshëm të motit dhe ndërprejen e rreshjeve, lumejtë që rrethojnë Shkodrës së bashku me Liqenin vazhdojnë të shkarkojnë sasi të mëdha uji në zonën fushore të Nënshkodrës duke rritur sipërfaqen e përmbytjes, kryesisht në njësitë administrative të Anës së Malit dhe atë të Dajçit. Gjatë orëve të natës, Liqeni i Shkodrës doli nga shtrati i tij duke përmbytur lagjen turistike të Shirokës dhe një numër biznesesh që gjenden në brigjet e tij.

Ndërkohë, edhe Lumi Drin po sjell prurje të shumta dhe duhen vetëm 25 centimetër për të arritur kuotën e tij maksimale. Sasia më e madhe e tokave të përmbytura është në njësinë administrative Ana e Malit, ku gjendet edhe fshati Obot, i cili vazhdon të jetë i rrethuar nga uji. Banori i Obotit, Rrok Martin Pemaj, thotë:

Situata shumë e vështirë. Jam shumë i mërzitur për vedi dhe bashkëfshatarët e mi se jena të izolum. Çdo gja asht nën ujë si tek ne, ashtu edhe në Anë të Malit. Pavarësisht se shtëpitë janë në tokë, ekonominë e kanë në ujë.

Gjatë natës dhe ditës së sotme situata është përkeqësuar edhe në Dajç, ku uji ka dalë në rrugë dhe ku janë përmbytur 940 hektarë tokë bujqësore, ndërsa 55 banesa gjenden të rrethuara nga uji. Banori i Dajçit, Valentin Maçaj, ashtu si bashkëfshatarët e tij, fajson koorporatën elektroenergjitike për shkarkimet nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.

Jena mundu me duru, po nuk po dimë se deri kur. Edhe shkarkimet i kanë ba shumë të mëdhaja, sidomos mbramë ka pas mbi 30 centimetër rritje të nivelit të ujit. E kanë mbulu sipërfaqen e tokës me të gjitha të mbjellat.

Por , administrator i KESH-it, Benet Beci, tha sot se megjithë prurjet maksimale të Lumit Drin gjatë muajit janar, situata në Kaskadën e Drinit është normale dhe se shkarkimet janë brenda normave duke mos ndikuar në përmbytjet e Nënshkodrës. Zoti Beci tha se koorporata po kujdeset që shkarkimet fundore nga hidrocentrali i Vaut të Dejës të mos kenë ndikim negativ për banorët ë Shkodrës.

Deri tani jemi kujdesur që të kemi shkarkime minimale. Momentalisht jane 500 metër kub në sekondë shkarkimet nga prodhimi në Vau Dejës. Për mendimin tone, ajo ka një impakt zero në momentin e përmbytjeve dhe ne do të vazhdojmë ta mbajmë këtë edhe disa ditë, sa të kemi mundësi që të mos ndikojmë fare në përmbytje.

Shkarkimet e hidrocentralit fundor, atij të Vaut të Dejes, arritën sot në 930 metër kub në sekondë, 430 nga prodhimi dhe 500 nga portat e hidrocentralit. Sipas KESH, ky nivel shkarkimesh nuk ndikon në zonën e Nënshkodrës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG