Lidhje

Sekretari Blinken radhit Jemenin, Rusinë dhe Kinën ndër prioritetet e tij 


Antony Blinken, accompanied by his wife Evan Ryan, arrives for his ceremonial swearing-in as Secretary of State, Wednesday Jan. 27, 2021, in Vice President Kamala Harris' ceremonial office, in the Eisenhower Executive Office Building, on the White…
Antony Blinken, accompanied by his wife Evan Ryan, arrives for his ceremonial swearing-in as Secretary of State, Wednesday Jan. 27, 2021, in Vice President Kamala Harris' ceremonial office, in the Eisenhower Executive Office Building, on the White…

Sekretari i Shtetit Antony Blinken thotë se kriza humanitare në Jemen, si dhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Rusinë dhe Kinën, janë ndër prioritetet e tij kryesore. Në Departamentin e Shtetit, ai bisedoi me gazetarët për herë të parë në detyrën e tij të re.

Sekretari Blinken radhit Jemenin, Rusinë dhe Kinën ndër prioritetet e tij
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:52 0:00

Duke respektuar masat mbrojtëse ndaj koronavirusit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me tone optimiste në ditën e tij të parë në detyrë.

“Është një ditë e re për Amerikën, një ditë e re për botën”, tha ai.

Më vonë gjatë ditës, Sekretari Blinken u përball me gazetarët për herë të parë në rolin e tij të ri. I pyetur se cilat nga veprimet e administratës Trump janë në krye të listës së tij për t’u shqyrtuar, Sekretari Blinken tha se është veçanërisht i fokusuar tek sanksionet ndaj huthive, të cilat mund të jenë duke penguar ndihmën humanitare për popullin e Jemenit.

"Është me rëndësi jetike, edhe në mes të kësaj krize, që të bëjmë gjithçka që mundemi që ndihma humanitare të mbërrijë tek njerëzit në Jemen që janë në nevojë të dëshpëruar", tha zoti Blinken.

I pyetur për Kinën, Sekretari Blinken tha se ai ishte dakord me dënimin nga administrata e mëparshme të trajtimit të myslimanëve ujgurë nga Pekini.

"Mendimi im mbetet se kundër ujgurëve u krye gjenocidi; kjo nuk ka ndryshuar", tha ai.

Në Kongres, Kina ishte gjithashtu një temë qendrore në një seancë dëgjimore për të emëruarën nga Presidenti Joe Biden për të qenë ambasadorja e ardhshme amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Diplomatja e karrierës u përpoq të qetësonte shqetësimet se ajo mund të mos tregohej e ashpër mjaftueshëm ndaj Kinës në Kombet e Bashkuara.

"Dhe Senator, nëse konfirmohem, angazhohem të punoj me këtë komitet për t'iu kundërvënë Kinës në OKB, për të luftuar kundër të gjitha përpjekjeve të qeverisë kineze për të shtuar gjuhë të dëmshme në rezolutat e OKB-së", tha zonja Greenfield.

Zonja Thomas-Greenfield tha se suksesi i Kinës në skenën ndërkombëtare varet nga tërheqja e Amerikës nga udhëheqja e botës, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë gjatë periudhës së saj në detyrë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG