Lidhje

Kosovë, 6 viktima dhe 287 raste të reja me koronavirus


Në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi të dielën 6 viktima dhe 287 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Rastet e 24 orëve të fundit e çuan në 1 mijë e 498 numrin e viktimave nga pasojat e COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të prekurve arriti në mbi 60 mijë, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur më shumë se 52 mijë veta, ndërsa më shumë se 6 mijë mbeten raste aktive.

Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes pasi gjatë kësaj jave u regjistruan edhe rastet e para të infektuarve me variantin e ri britanik të koronavirusit. Autoritetet thonë se dy javët e fundit ka filluar të shihet edhe një shtim i numrit të personave që kërkojnë trajtim nëpër spitale të Kosovës që aktualisht kanë më shumë se 500 pacientë.

Kosova mbetet një nga vendet e pakta që nuk ka filluar ende vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19. Autoritetet kanë bërë të ditur se nga muaji shkurt pritet të mbërrijnë vaksinat e para dhe fillimi i procesit të vaksinimit, por pa dhënë më shumë hollësi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG