Lidhje

Stuhi dëbore në verilindje të SHBA


USA-WEATHER/
USA-WEATHER/

Verilindja e SHBA u zgjua të hënën nën një shtresë bore ndërsa një stuhi e fuqishme dimërore goditi një pjesë të madhe që shtrihej nga Pensilvania në New England, duke shkaktuar çrregullime të mëdha trafiku në qytetin e Nju Jorkut dhe në qendra të tjera të mëdha urbane.

Stuhia parashikohet të sjellë 31-61 cm borë në të gjithë rajonin deri të martën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Nëse arrin potencialin e saj maksimal, kjo do të ishte stuhia e parë dimërore që sjell më shumë se 60 centimetra dëborë në qytetin e Nju Jorkut që nga viti 2016.

Pedestrians make their way through heavy snow and wind in Hoboken, N.J., Monday, Feb. 1, 2021. (AP Photo/Seth Wenig)
Pedestrians make their way through heavy snow and wind in Hoboken, N.J., Monday, Feb. 1, 2021. (AP Photo/Seth Wenig)

Në në të gjithë verilindjen pati paralajmërime për stuhinë. Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të dielën, duke pezulluar shërbimin e udhëtarëve për të gjithë ditën e hënë.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio vendosi kufizime në udhëtimet jo-thelbësore për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe erërave të forta që pritet të godasin qytetin. De Blasio njoftoi gjithashtu pezullimin e mësimit në shkollat publike të qytetit deri të martën.

Guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo, shpalli të hënën gjendjen e jashtëzakonshme në qytet dhe në nëntë qarqe të tjera për shkak të stuhisë.

"Kjo stuhi nuk është shaka dhe shqetësimi kryesor tani është që niveli i pritshëm i reshjeve të borës prej 60 cm krijon një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme në rrugët tona", tha zoti Cuomo.

Moti i stuhishëm preku jo vetëm rrugët dhe udhëtimet. Objektet e vaksinimit COVID-19 dhe vendet e testimit u detyruan të mbyllnin ose të ndryshonin oraret.

Të gjashtë qendrat e mëdha të vaksinimit në të gjithë Nju Xhersin u mbyllën të hënën dhe vaksinimet u riplanifikuan në shumë objekte të shtetit të Nju Jorkut. Vaksinimet dhe testimet u pezulluan gjithashtu në spitalet publike dhe qendrat shëndetësore të qytetit të Nju Jorkut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG