Në Shqipëri, rastet e reja me Koronavirusi vijojnë të njohin një rritje progresive të ndjeshme. Viktimat po qëndrojnë në nivele të larta, ndërsa shtrimet në spitale po shtohen. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar 1089 të prekur të rinj, të shpërndarë në 50 bashki të ndryshme të vendit, nga Veriu në Jug: 403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, dhe nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.
Ajo që bie në sy nga të dhënat e fundit është se rritja e numrit të të prekurve duket se i dedikohet testimeve të realiuara në një masë të madhe. Në fakt, pozitiviteti (raporti mes rasteve të konfirmuara dhe tamponëve) është ulur krahasuar më një ditë më parë, duke zbritur në nivelin e 25.5 përqind, nga 26.4 përqind. Pozitiviteti është treguesi I transmetueshmërisë së virusit në komunitet.
Shqetësues mbetet niveli i lartë i viktimave, që në 24 orët e fundit arriti në 15 persona të tjerë që humbën jetën në spitalet COVID. Kjo është shifra më e lartë e vdekjeve e rregjistruar në Shqipëri, që prej 17 Dhjetorit të vitit të kaluar. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, mes viktimave ishin 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, dhe 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç.
Edhe të shtruarit në spitale, njohën një rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit, e po ashtu dhe të sëmurët që janë në gjendje kritike. Deri pasditen e së premtes “në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar”.
Facebook Forum