Lidhje

Argjentinë - Skandali i vaksinimit favorizues çon në dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë


A nurse shows to the press a vial of Russia's Sputnik V vaccine for COVID-19 during a vaccination campaign inside River Plate stadium in Buenos Aires, Argentina, Tuesday, Feb. 2, 2021. (AP Photo/Natacha Pisarenko)
A nurse shows to the press a vial of Russia's Sputnik V vaccine for COVID-19 during a vaccination campaign inside River Plate stadium in Buenos Aires, Argentina, Tuesday, Feb. 2, 2021. (AP Photo/Natacha Pisarenko)

Banorët e Buenos Ajresit reaguan me zemërim të shtunën ndaj skandalit të vaksinimit favorizues që çoi në dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë të Argjentinës Ginés González García.

Presidenti Alberto Fernández e shkarkoi ministrin të premten pasi një gazetar i njohur vendas tha se kishte bërë vaksinën e koronavirusit pasi i kërkoi favor ministrit.

Presidenti "udhëzoi shefin e tij të personelit të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë" Ginés González García, i cili ishte i ngarkuar me strategjinë e qeverisë për COVID-19, tha një zyrtar qeveritar, i cili nuk ishte i autorizuar të jepte informacion dhe foli me agjencinë Associated Press në kushte anonimiteti.

Shkarkimi vjen pas njoftimeve se kryetarët e bashkive, deputetë, aktivistë dhe njerëz të afërt me pushtetin politik u vaksinuan, pavarësisht se nuk ishin në grupin kryesorë të mjekëve, personelit shëndetësor dhe të moshuarve të autorizuar për t'i marrë ato.

Në një postim në Twitter, González Garcia tha se ai pranoi kërkesën e presidentit për të dhënë dorëheqjen, por këmbënguli se ai u detyrua të largohej për shkak të një "keqkuptimi".

Ai tha se "njerëzit e vaksinuar i përkasin grupeve të përfshira në fushatën aktuale të vaksinimit"

Trazirat në Argjentinë vijnë pas një situate të ngjashme në Peru javën e kaluar pasi u konfirmua se më shumë se 400 zyrtarë politikë dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm, duke përfshirë Presidentin e atëhershëm Martín Vizcarra, morën fshehurazi doza vaksine të kompanisë kineze Sinopharm para punonjësve të shëndetit.

Largimi i González Garcia erdhi pasi gazetari Horacio Verbitsky, raportimet dhe shkrimet e të cilit në një faqe në internet dhe në radio shihen si pro-qeveritare, tha se ai i telefonoi ministrit për të kërkuar të vaksinohej dhe González García e ftoi në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ai mori një doze të vaksinës Sputnik të enjten.

Qeveria e Fernándezit është kritikuar ashpër për fushatën e ngadaltë të vaksinimit.

Deri më tani, vendi i Amerikës së Jugut ka marrë rreth 1.5 milionë doza, kryesisht të firmave Sputnik V por edhe AstraZeneca, të pamjaftueshme për të imunizuar një popullsi prej 40 milionë banorësh.

Argjentina ka 2 milionë njerëz të infektuar nga koronavirusi dhe 50,857 vdekje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG