Lidhje

Kosovë, afër 500 vendvotime shkojnë në rinumërim


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim të hënën për rinumërim të 494 vendvotimeve për shkak të siç u tha, mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve dhe subjekteve politike.

Kosovë, afër 500 vendvotime shkojnë në rinumërim
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

Bashkërenduesi i Qendrës për numërimin e votave, Burim Ahmetaj, nënvizoi pa rregullësitë që çuan në këtë vendim.

“Grupi i parë ka të bëjë me gabimin në bartjen e votave në formularët e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve dhe janë 35 vendvotime të cilat nuk kanë mundur të kalojnë auditimin. Po ashtu rekomandohet që të kemi rinumërim është kategoria kur kandidati ka më shumë vota apo gjithë kandidatët kanë më shuma se subjektet nga të gjeturat e auditimit janë 370 vendvotime në të cilat një kandidat ka më shumë vota se sa subjekti”, tha zoti Ahmetaj.

Arton Demhasaj nga organizata Çohu tha për Zërin e Amerikës se rinumërimi dhe ankesat e mundshme të subjekteve politike pritet të zgjasin afatin deri te certifikimi i rezultateve, që i hap rrugë krijimit të institucioneve.

“Mund të shkohet që deri në fund të shkurtit të mos kemi rezultat final, me gjasë deri te java e parë e marsit mos të kemi çertifikim të rezultatit zgjedhor e pastaj nëse ka certifikim në javën e parë të marsit atëherë menjëherë javën e dytë mund të hapet mundësia për t’u thirr seanca konstituive e Kuvendit, të jepet betimi i deputetëve dhe të fillohet me procedurën e zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit, kryetarit e nënkryetarëve e pastaj me vazhdu me agjendën qoftë me president apo qeveri”, tha zoti Demhasaj.

Sipas rezultateve paraprake, lëvizja Vetëvendosje në koalicion me listën e Vjosa Osmanit ka shënuar fitore të thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe nuk pritet të përballet me telashe për formimin e qeverisë së re.

Zoti Demahasaj thotë se vendi po përballet me pasoja të mëdha të shkaktuara nga pandemia Covid-19 dhe sipas tij çdo zvarritje e formimit të institucioneve mund të jetë pasoja të mëdha.

“Deri sa jemi në mes të pandemisë dhe kemi rritje të numrit me Covid këto ditë dhe pak a shumë jemi vendi i vetëm në rajon që akoma nuk kemi filluar me vaksinim të popullatës çdo vonesë që mund të shkaktohet me konstituim të institucioneve dhe zgjedhje të qeverisë mund të ketë pasoja sidomos sa i përket pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”, tha ai.

Thirrje për krijimin e shpejtë të institucioneve të reja bënë sot dy nga vendet kryesore evropiane, Gjermania dhe Franca. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, tha se dy vendet kërkojnë formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, sapo rezultatet të jenë përfundimtare ndërsa kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur vazhdimin e bisedimeve me Serbinë.

Por, kryetari i lëvizjes Vrtëvendosje, Albin Kurti i cili pritet të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës thotë se përparësi e punës së tij do të jetë përballja me sfidat e brendshme dhe jo bisedimet me Serbinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG