Lidhje

Shkup: Rasti ‘Monstra’, dënohen tre shqiptarë me burgim të përjetshëm


Një gjykatë në Shkup dënoi me burgim të përjetshëm tre të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë të nëntë viteve më parë në rrethinat e Shkupit. Dy të akuzuar të tjerë u dënuan me 15 vjet dhe nëntë vjet heqje lirie për veprën e cilësuar si terrorizëm. Por të dënuarit dhe familjarët e tyre thonë se gjykata po dënon njerëzit e gabuar.

Shkup: Dënohen tre shqiptarë me burg të përjetshëm në rastin "Monstra"
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00

Gjykata Penale në Shkup dënoi me burgim të përjetshëm Halil Demirin, vëllezërit Afrim e Agim Ismailoviç për vrasjen e pesëfishtë pranë Liqenit të Smillkovës në pranverën e vitit 2012. Vepra u cilësua si terrorizëm; ndërsa i akuzuari Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet heqje lirie për ndihmën e dhënë dy të parëve dhe Haki Aziri me nëntë vjet burg për ndihmë në transportimin e tre autorëve të akuzuar për vrasjet. Prokuroria e liroi Sami Lutën nga akuzat.

Dy të akuzuarit e parë Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviç ndodhen në arrati, në Kosovë sipas autoriteteve maqedonase të Drejtësisë dhe se shteti fqinj nuk i ka ekstraduar ata pas rreth tre kërkesash të përsëritura.

Ky proces rigjykimi ka vazhduar që nga viti 2017 pasi Gjykata e Lartë në mungesë provash e riktheu lëndën në gjykatën e shkallës së parë.

Rasti ka nxitur debate të shumta e pakënaqësi sidomos tek një pjesë e shqiptarëve, të cilët janë hedhur disa herë në protesta, duke e quajtur procesin të montuar dhe gjyqësorin të politizuar e të korruptuar.

Viktimat ishin katër të rinj maqedonas të moshës 18 deri 21 vjeç dhe një peshkatar maqedonas 45 vjeç.

Prokurorja e lëndës, Fatime Fetai, e cila ishte edhe prokurore e Prokurorisë Speciale, tanimë të mbyllur, e mori rastin e rigjykimit, por ajo nuk qe në gjendje të shpalosë motivet e hollësishme të vrasjes, përveçse e karakterizoi veprën sërish si terroriste.

Fejzi Aziri i dënuar me 15 vjet, tha në gjykatë se e dinte kush ishin porositësit e vërtetë dhe organizatorët e vrasjes teksa i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm Lubomir Jovevski dhe Prokurores për krime të rënda Vilma Ruskovska që ta vizitojnë atë në paraburgim në një afat deri dhjetë ditë, në të kundërtën tha se emrat do t’ua jepte ambasadave të huaja dhe komunitetit ndërkombëtar.

Avokatët mbrojtës thonë se gjykata nuk pati dëshmi për marrjen e vendimit të sotëm. Familjarë të të dënuarve paralajmërojnë protesta të premten për të treguar se të dënuarit janë të pafajshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG