Lidhje

Industria e turizmit në Shqipëri goditet nga pandemia  


Ndikimi i pandemisë tek turizmi në Gjirokastër
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

Ndikimi i pandemisë tek turizmi në Gjirokastër

Gjirokastra, qyteti me vlerë historike i mbrojtur nga UNESCO, po përballet me një të ardhme të paqartë dhe të zymtë pasi pandemia dëmtoi pritshmëritë që qyteti të kthehej në një pikë tërheqëse për vizitorët.

Një grup turistësh ndërkombëtarë qëndruan në qytetin historik më 2019, periudhë kjo kur bizneset e reja ishin të fuqishme. Por tani banorët janë të shqetpsuar nëse bizneset e tyre mund të mbijetojnë.

Zhvillimi i turizmit dukej si një ëndërr që u bë realitet për banorët që jetonin në qytetin historik të Gjirokastrës.

Pas rinovimit të qendër së qytetit ku ndodhen 200 deri 300 shtëpi të vjetra tradicionale, në shpatet poshtë kalasë së shekullit të 13-të, shumë banorë i kthyen pronat e tyre në bujtina.

Ata shpresonin të mirëprisnin turistë për të shijuar bukuritë arkitektonike të qytetit, punimet me dorë dhe kuzhinën e shijshme.

Më 2019 në qendër të qytetit ofroheshin 700 shtretër për vizitorë.

Në atë kohë ishte pothuajse e pamjaftueshme për 120 mijë turistët që vizituan qytetin më 2019.

Shumica vinin nga vende të huaja si Italia, Polonia, Franca dhe Spanja. Kishte edhe pak vizitorë nga ShBA-ja, Kanadaja dhe Australia.

Por pandemia e koronavirusit që filloi vitin e shkuar, ndërpreu zhvillimin e kësaj industrie.

"Përgjatë viteve, nga 2016 deri 2019, është investuar nga qeveria dhe organizatat e huaja për rehabilitimin e zonës së pazarit. Kulmi është arritur në 2019 kur erdhën 120 mijë vizitorë, shumica të huaj”, thotë Loena Bakuli nga Bashkia e Gjirokastrës.

Pazari i vjetër tani është boshatisur sikur edhe kalaja që ndodhet në krye të qytetit. Të njejtën fat ka pësuar edhe muzeu i arteve dhe i periudhës së Luftës së Ftohtë që ruan kujtime të Shqipërisë së drejtuar nga diktatori komunist Enver Hoxha deri më 1991.

Dyqanet janë të mbushura me suvenire, bluza, punë dore, perde, qilima dhe veshje tradicionale.

Bizneset lokale mundohen të promovojnë zonën në internet ndërsa bizneset e vogla janë më të goditurat.

"Si çdo vend tjetër në botë, pandemia ndaloi lëvizjet e individëve dhe turistëve. Kjo goditi rënd, veçanërisht në periudhën e parë, nga marsi deri në qershor, kur shumë biznese u detyruan të ndërpresin veprimtarinë”, thotë Loena Bakuli nga Bashkia e Gjirokatrës.

Hysen Kodra është pronar i dy bujtinave në qytetin historik që mbrohet nga UNESCO.

"Deri në vitin 2019 kemi qenë pothuajse shumë mirë, ishim pothuajse në ngritje. Dhe në 2020, kishim shumë rezervime, por u anuluan të gjitha. Nga qershori korriku pastaj filluam të punonim me shqiptarë por më nuk kishte më turistë të huaj”, thotë ai.

Manjola Bici ka një dyqan të vogël në Pazarin e Vjetër ku shet çajra të ndryshëm dhe bimë lokale.

Ajo ka një rënie të shitjeve për 60 për qind.

Turistët lokalë që vizitojnë Gjirokastrën nuk kanë ndikim të njëjtë në ekonominë e qytetit.

Të vrarur tek vizitorët lokalë, zonja Bici dhe fqinjët e saj përpiqen të përshtaten ndërsa qeverisë i bëjnë thirrje për ndihmë duke ulur taksat.

"Shpresojmë se me vaksinimin, turistët do të fillojnë të udhëtojnë dhe të vijnë prapë. Ne po mundohemi të përshtatim bizneset për turistët lokalë. Shpresoj që ky vit të jetë pak më i mirë se 2020”, thotë zonja Bici.

Me shpresat e mbështetura në vaksinimin që ende është në fazë të hershme, zyrtarët shpresojnë që projektet e riparimit së shpejti të fillojnë të paguajnë dividentë me turistë të rinj që kthehen pas pandemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG