Lidhje

Mianmar, shpërthejnë protestat në të gjithë vendin


Bashkëpunëtorë të një zyrtari të partisë së udhëheqëses de fakto të Mianmarit Aung San Suu Kyi njoftuan se ai vdiq gjatë natës në paraburgim. Incidenti ndodh ndërsa në mbi 12 qytete të vendit vazhdojnë protestat, disa nga veprimet më të gjera kundër grushtit të shtetit që ndodhi muajin e kaluar.

Shkaku i vdekjes së Khin Maung Latt nuk dihet, por agjencia e lajmeve “Reuters” bëri të ditur se kishte parë një fotografi të trupit të tij me një leckë të njollosur me gjak rreth kokës.

Sithu Maung, një anëtar i parlamentit të shpërndarë, shkruante në një postim në Facebook se Khin Maung Latt ishte menaxheri i fushatës së tij dhe ishte arrestuar të shtunën në mbrëmje në Pabedan.

Policia nuk pranoi të komentonte. Të dielën e forcat e sigurisë shtypën shumë prej protestave në të gjithë vendin. Sipas OKB-së, forcat e sigurisë në Mianmar kanë vrarë deri tani më shumë se 50 persona.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG