Lidhje

Kaliforni: Në “dhomat e shkatërrimit” klientët çlirojnë stresin e pandemisë


Ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë për pasoja në gjendjen emocionale në popullatë gjatë pandemisë së COVID-it, që ka sjellë shtim të stresit dhe ankthit. Në një qytezë të Kalifornisë një biznes i ri ofron një mënyrë origjinale për të ndihmuar klientët të ulin stresin:

Kaliforni: Në “dhomat e shkatërrimit” klientët çlirojnë stresin e pandemisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Një terapiste në Uestlejk Villixh të Kalifornisë u premton klientëve në biznesin e saj të ri një mënyrë për të çliruar stresin.

Ata që vijnë në “dhomën e shkatërrimit” mund të shprehin irritimin, ankthin dhe revoltimin me masat e izolimit, duke thyer çdo gjë që gjejnë në mjediset e biznesit:

"Kur klientët futen në dhomë, fillimisht janë të shtangur ‘Vërtet mund të thyej çdo gjë në këtë dhomë?’ E kanë të vështirë të besojnë se nuk do të kenë pasoja,” thotë pronarja dhe terapistja Yashica Budde.

Në mjediset e kësaj dhome të vogël në Uestlejk Villixh dëgjon goditjet e varesë, krisjet e kompiuterave, tavolinave e objekteve të tjera që thyhen nga klientët.

Yashica Budde, me profesion terapiste për problemet martesore dhe në familje, e hapi biznesin në fund të vitit 2019 si mënyrë që klientët e saj të çlirojnë irritimin nga ngacmimet e jetës së përditshme. Kur erdhi pandemia këto irritime dhe strese u shtuan.

Josh Elohim dhe bashkëshortja Michelle kanë ardhur për herë të parë në këtë dhomë:

"Sa ndjenjë fantastike që çliron stresin. Ne të gjithë po kalojmë një periudhë që nuk e kemi përjetuar ndonjëherë më parë,” thotë klienti Josh Elohim.

Të rriturit shprehin stres nga situata në tregun e punës, mbyllja e bizneseve apo lodhja nga puna në shtëpi ku duhet të kujdesen edhe për fëmijët. Por klientela përfshin edhe fëmijë që janë mbyllur brenda pa shokët e shkollës dhe aktivitetin e përditshëm.

"Shoh plot adoleshtë. Kanë kaq kohë pa vajtur në shkollë dhe tani kanë filluar të mendojnë ‘nuk e di a do të kthehem më në shkollë’. Nuk e kanë të lehtë,” thotë zonja Budde.

Piper Maper është një prej tyre.

"Nuk arrita ta gëzoj vitin e fundit të shkollës. Prandaj kam ardhur këtu për të thyer e shkatërruar,” thotë klientja Piper Mape.

Një nënë ka ardhur bashkë me djalin, mirënjohëse që ka gjetur një aktivitet që mund ta bëjnë bashkarisht.

"Nuk dua që të lëndohet. Por më pëlqen të vij të thyej gjëra. Si nënë, më kënaq fakti që mund të vij këtu me djalin dhe të nxjerrim stresin,” thotë zonja Aaron.

Klientët shprehen edhe entuziastë për faktin që kanë zbuluar një zbavitje të re, diçka që ndoshta nuk do ta kishin provuar po të mos ishin nën stresin e pandemisë.

"Më pëlqen që ka vende të tilla ku vjen e shkatërron e thyen, pa pasur frikë se do të përfundosh në burg,” thotë zoti Elohim.

Biznese të tilla ku paguan për të thyer e shkatërruar çfarëdo gjen në dhomë kanë ekzistuar prej një dekade në disa vende, por janë bërë edhe më popullore gjatë pandemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG