Lidhje

Maqedoni e Veriut, nga 10 marsi ndalim-qarkullimi


Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të martën që duke filluar nga e mërkura të aplikohet ndalim-qarkullimi, për shkak të numrit në rritje të rasteve me koronavirus.

Ndalim-qarkullimi do të nisë në orën 10 të mbrëmjes dhe do të zgjasë deri në 5 të mëngjesit. Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 22 mars. Po ashtu të gjithë shtetasit të cilët vijnë nga vendet e Afrikës do të futen në karantinë për 14 ditë në shtëpitë e tyre, ndërsa për shtetasit e huaj do të përgatitet një objekt shtetëror.

Kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për respektimin e masave. Ora më e fundit policore në Maqedoninë e Veriut u vendos në nëntor e vitit të kaluar.

Vendi ka filluar procesin e vaksinimit me rreth tetë mijë dozat që i ka dhuruar Serbia, teksa pritet të fillojë imunizimi edhe me tre mijë vaksinat ruse “Sputnik V” të cilat mbërritën të dielën. Autoritetet qeveritare thonë se kanë porositur 200 mijë vaksina ruse.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 108 mijë raste me koronavirus, prej të cilave 9 mijë e 300 janë raste aktive, kurse numri i viktimave ka shkuar në 3,228.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG