Lidhje

Presidenti Biden flet për incidentin në Kolorado dhe Planin e Shpëtimit


Biden in Ohio

Presidenti Joe Biden tha se ai kishte folur të martën me Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland dhe Drejtorin e FBI-së Christopher Wray rreth incidentit me armë që ndodhi të hënën në Boulder Kolorados, ku u vranë dhjetë njerëz.

Ai vuri në dukje se "hetimi është ende duke vazhduar" dhe tha se "ndan dhimbjen me familjet e viktimave dhe të mbijetuarit" e incidentit me armë. Ai përsëri përshëndeti "veprimet heroike" të oficerit Eric Talley, i cili u vra pas një shkëmbimi me armë zjarri me të dyshuarin në vendin e ngjarjes. Talley ishte ndër policët e parë që arriti në vendin e ngjarjes.

Presidenti Biden i bëri komentet gjatë vizitës së një Departamenti të ri modern të Onkologjisë në Spitalin e Kancerit Arthur G. James dhe Institutin e Kërkimeve Richard J. Solove në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Presidenti Biden vizitoi qendrën e kancerit për të theksuar përfitimet nga Plani i tij i Shpëtimit Amerikan dhe për të premtuar se paketa e shpëtimit prej 1.9 trilionë dollarësh do të zgjeronte premtimet e Ligjit të Kujdesit Shëndetësor të ish-presidentit Barak Obamës të miratuar 11 vjet më parë.

President Biden visits the James Cancer Hospital
President Biden visits the James Cancer Hospital

Ligji për ndihmën financiare për pandeminë e COVID-19 i Presidentit Biden shton subvencionet e Ligjit të Kujdesit shëndetësor (të njohur si "Obamacare") për të trajtuar problemin e pamundësisë së njërëzve për të përballuar koston e lartë të kujdesit shëndetësor, veçanërisht për amerikanët e klasës së mesme.

"Ne kemi për detyrë jo vetëm ta mbrojmë atë, por ta bëjmë atë më të mirë dhe të vazhdojmë të bëhemi një vend ku kujdesi shëndetësor është një e drejtë për të gjithë, jo një privilegj për disa", tha Biden.

Presidenti gjithashtu përmendi përparimin në fushatën e vaksinimeve që kur ai mori detyrën, duke thënë se për shkak të Planit Amerikan të Shpëtimit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në gjendje të vaksinohen më shpejt dhe tani, deri në fund të majit, vendi do të ketë afërsisht 600 milionë doza të vaksinave të koronavirusit, "të mjaftueshme për vaksinimin e çdo amerikani".

Fjalimi i Presidentit Biden në kryeqytetin e një shteti fushë-betejë të garave politike presidenciale është pjesë e një turneu të Shtëpisë së Bardhë për të nxjerrë në pah përfitimet nga paketa e ndihmave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG