Lidhje

Ekspertët: Brazili do të kapë SHBA për nga ritmet e vdekjeve nga COVID


Brazili regjistron mesatarisht 2,400 vdekje në ditë nga COVID-19, ose afro 1/4 e numrit të përgjithshëm të viktimave të përditshme në shkallë globale, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

Ky vend pritet të arrijë 4,000 vdekje në ditë, thonë ekspertë për agjencinë e lajmeve Associated Press, një nivel që do të rivalizonte Shtetet e Bashkuara në periudhën e tyre më të rëndë. Shtetet e Bashkuara arritën nivel rekord më 12 janar 2021 me 4,477 vdekje brenda ditës, sipas Universitetit Johns Hopkins.

"Niveli 4000 vdekje në ditë duket se po afron,” tha për agjencinë e lajmeve Associated Press Dr. José Antônio Curiati, menaxher në Spitalin “Hospital das Clinicas” në San Paolo, kompleksi më i madh spitalor në Amerikën Latine.

Presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të ngulë këmbë se kufizimi i aktivitetit nuk është i nevojshëm. Në këtë moment, mund të jetë tepër vonë edhe për shtrëngimin e masave.

Miguel Nicolelis, profesor i neurobiologjisë në Universitetin Duke, i cili ka shërbyer si konsulent për disa kryebashkiakë e guvernatorë brazilianë për masa kontrolli ndaj pandemisë, tha se parashikon që numri i përgjithshëm i vdekjeve mund të arrijë në 500,000 vetë në korrik dhe brenda vitit 2021 t’ia kalojë shifrave të viktimave në Shtetet e Bashkuara.

"I kemi tejkaluar shifrat e imagjinuara ndonjëherë për një vend me një sistem funksional të kujdesit shëndetësor dhe fushata efektive vaksinimesh dhe me një personel mjekësor të pakrahasueshëm në botë,” tha zoti Nicolelis. "Faza tjetër që e pret sistemin tonë mjekësor është kolapsi,” tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG