Lidhje

E ardhmja e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës


Admirali në pension James Stavridis
Admirali në pension James Stavridis

Admirali në pension James Stavridis shërbeu për 37 vjet në ushtrinë amerikane, përfshirë në NATO dhe si kreu i Komandës Jugore të SHBA-së. Ai ka një përvojë të gjatë me fuqitë e mëdha detare të botës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Jela de Franceschi bisedoi me admiralin Stavridis mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes Pekinit dhe Uashingtonit.

E ardhmja e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:13 0:00

Pekini kontrollon pothuajse gjithë Detin e Kinës Jugore dhe pretendon se ka sovranitet të pakundërshtueshëm mbi ujërat ku zhvillohen gati dy të tretat e tregtisë botërore dhe pjesën më të madhe të burimeve të energjisë në treg. Uashingtoni shqetësohet se nëse Kina lejohet të përcaktojë një zonë të re të mbizotërimit gjeopolitik, ajo do të destabilizojë Azinë dhe botën.

Pekini ka akuzuar Uashingtonin për shkallëzim të qëllimshëm tensionesh duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake dhe duke vendosur anije shtesë luftarake në territorin detar të diskutueshëm. Shtetet e Bashkuara duan ta bindin Kinën se është në interesin e saj të përdorë shtetin ligjor për të ndjekur qëllimet e tij. Por Admirali në pension James Stavridis thotë se vizione të kundërta mund të sjellin konflikt të paqëllimshëm.

"Të dyja palët, për fat të keq mund të bëjnë gabime në llogaritje. Shtetet e Bashkuara mund të besojnë se ata mund të ushtrojnë trysni shumë vazhdimisht dhe Kina nuk do të kundërpërgigjet ushtarakisht. Kina, nga ana tjetër, mund të besojë se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nëse Kina do ishte e para që të godiste”, thotë ish-Komandanti i Lartë i NATO-s.

Deri në vitin 2034, Kina mund t'ua kalojë Shteteve të Bashkuara në sektorët kritikë të sigurisë kibernetike dhe krijimin e instrumentave të përparuara kibernetike. Kina po bëhet gjithashtu më nacionaliste, thotë admirali Stavridis. Paqëndrueshmëria gjeostrategjike po përhapet edhe në pjesë të tjera të Azisë.

Megjithatë, ka zona ku dy superfuqitë mund të kërkojnë bashkëpunim, thotë zoti Stavridis.

"Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë të vetmet që të marra së bashku mund të ndikojnë tek ngrohja globale dhe ndryshimi i klimës. Një drejtim i dytë do të ishte përgatitja nëse përsëritet një situatën si ajo që po kalojmë tani: një pandemi. Në një botë më ideale, SHBA dhe Kina do të bashkëpunonin për të na ndihmuar të përgatitemi për një gjë të tillë”, tha admirali Stavridis.

Nuk dihet nëse e ardhmja do të sjellë bashkëpunim, konflikt apo ndonjë rrugë të mesme të negociuar me kujdes, por është e qartë se marrëdhëniet e SHBA-së dhe Kinës do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në botë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG