Lidhje

Presidenca Biden krijon mundësinë për rishikimin e autoritetit për luftë


Ligjvënësit amerikanë po rishikojnë një ligj të kaluar dekada më parë, që i jep presidentit të Shteteve të Bashkuara fuqinë të zhvillojnë luftë jashtë vendit. Kongresi mund të përpiqet ta rimarrë këtë lloj autoriteti.

Për herë të parë pas pothuajse dy dekadash po shqyrtohen autorizimet nga Kongresi që justifikuan konfliktet në Afganistan dhe në Irak, të cilat u shtrinë më tej me angazhimet në Siri dhe Jemen, apo me goditjen ajrore ndaj gjeneralit iranian Qassem Suleimani.

Presidenca Biden krijon mundësinë për rishikimin e autoritetit për luftë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00


Për 20 vjet, administratat e njëpasnjëshme kanë interpretuar dhe ri-interpretuar tekstin e asaj rezolute për ta përdorur në vende të reja, të radhitura në një listë gjithnjë në zgjerim dhe me pak lidhje me njëra-tjetrën. Ky proçes e ka përjashtuar Kongresin nga përgjegjësia e tij themelore për të vendosur për çështje të luftës dhe paqes”, thotë Ligjvënësi Gregory Meeks, kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Sipas Kushtetutës amerikane, Kongresi ka fuqinë të shpallë luftë, por Autorizimet e Përdorimit të Forcës Ushtarake të miratuara në 2001 dhe 2002 u dhanë presidentëve amerikanë autoritet të gjerë për t’u angazhuar në vende të tjera.

Gjithnjë e më shumë, presidentët veprojnë vetë dhe i tregojnë Kongresit minimumin e mundshëm të veprimeve ushtarake. Presidentët dhe juristët e tyre përdorin një rezolutë 20-vjeçare që autorizon përdorimin e forcës për të justifikuar veprimet e tyre. Nëse nuk bëjmë asgjë, nuk duhet të befasohemi nga rezultati”, thotë Ligjvënësi demokrat Jim McGovern.

Debati u ringjall këtë muaj pas tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit... Shtëpia e Bardhë sinjalizoi se është e gatshme të punojë me Kongresin për t’i shfuqizuar këto autorizime dhe për të krijuar kështu një kuadër më të ngushtë.

Duhet të përfshijnë pasoja konkrete, si ndërprerja e fondeve duke i paralajmëruar presidentët dhe zyrtarët e ekzekutivit që në fillim se nëse nuk arrijnë të marrin mbështetje nga Kongresi, atëherë financimi skadon”, thotë Rebecca Ingber, profesore në Cardozo School of Law.

Përpjekjet e mëparshme për të shfuqizuar autorizimet janë përballur me kundërshtime jo vetëm nga presidentët e të dyja kaheve politikë, por edhe me kritikat e republikanëve se një gjë e tillë mund të dëmtojë aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të reaguar ndaj rrezikut të terrorizmit.

Kemi të njëjtin objektiv. Thjesht kemi mënyra pak të ndryshme për ta arritur. Duhet të shmangim termin ‘luftëra pa mbarim’, pasi nënkupton se angazhimet tona kundër terrorizmit janë të paligjshme dhe të panevojshme”, thotë ligjvënësi republikan Michael McCaul.

Kur ishte senator, zoti Biden punoi për një mbikqyrje më të madhe ndaj autoritetit të presidentit për luftë. Tashmë që ai gjendet në Shtëpinë e Bardhë, është krijuar ndjesia se Kongresi mund të rivendosë kontrollin ndaj një prej përgjegjësive të tij më të rëndësishme.

E shikoj si një përgjegjësi themelore përballë publikut amerikan për ta mbajtur presidentin përgjegjës për arsyetimin që parashtron”, thotë Bob Bauer, ish-jurist i Shtëpisë së Bardhë.

Tashmë në Senatin amerikan është paraqitur propozimi për t’i anuluar këto autorizime të dhëna dekada më parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG