Lidhje

Qyteti Hënor i shkollës së Teksasit fiton konkursin ndërkombëtar


Qyteti Hënor i shkollës së Teksasit fiton konkursin ndërkombëtar
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:21 0:00

Çdo vit, “Future City” (qyteti i së ardhmes) – një program mësimor i bazuar në projekte, fton nxënësit e shkollave tetëvjeçare nga mbarë bota për të krijuar një model në miniaturë të një qyteti të së ardhmes, me idenë për ta bërë botën sa më të mirë. Fituesit e këtij viti u shpallën përmes një ceremonie virtuale.

Nxënësit e shkollës Al-Hadi për mësimin e përshpejtuar në Hjuston të Teksasit fituan çmimin kryesor në garën ndërkombëtare për qytetin e së ardhmes. Ata folën me Zërin e Amerikës përmes programit Zoom. Mohammad Ali Rizvi është nxënës në shkollën Al-Hadi.

“Kishim shumë sfida si rezultat i koronavirusit dhe duhet të zbatonim udhëzimet nga CDC. Disa nga pjesëtarët e ekipit shkollohen përmes internetit e disa shkojnë nëpër klasa. Po ashtu, edhe disa pjestarë u infektuan dhe na u desh të ndërprisnim punën për disa ditë. Ishin të gjithë faktorë të rëndësishëm, por fatmirësisht ia dolëm”, thotë ai.

Çdo vit, “Future City” qyteti i së ardhmes – një program mësimor i bazuar në projekte, fton nxënësit e shkollave tetëvjeçare nga mbarë bota për të krijuar një model në miniaturë të një qyteti të së ardhmes, me idenë për ta bërë botën sa më të mirë.

Me tematikën “Të jetosh në Hënë”, gara e këtij viti sfidoi studentët në 37 rajone amerikane dhe ekipe nga Kina, Kanadaja dhe Nigeria për të projektuar dhe ndërtuar një qytet të së ardhmes në Hënë.

42 skuadra arritën në finale në një nga sfidat më të mëdha inxhinierike në Shtetet e Bashkuara, e cila angazhon më shumë se 45 mijë nxënës çdo vit.

DicoverE, një grup që mbështet inxhinierinë, ka 29 vjet që drejton konkursin. Maggie Dressel është menaxhere programi për konkursin “Qyteti i së Ardhmes”.

“Jam e impresionuar nga hulumtimet e thelluara të ekipeve pjesëmarrëse, nga fakti se sa të ditur bëhen për temën specifike në fjalë dhe si bëhen ekspertë të saj.”

Puna në projekte mund të frymëzojë studentët për të ardhmen. Mansha Ali është nxënëse e shkollës Al-Hadi në Hjuston të Teksasit.

“Shumë rezultate të këtij projekti mund t’i përdor në të ardhmen, siç është procesi i dizajnit inxhinierik.”

Menaxherja e projektit të konkursit për qytetin e së ardhmes, Maggie Dressel, thekson larminë e konkursit.

“Pjesëmarrësit në konkurs e kuptojnë se inxhinieria është e larmishme, mund të jesh inxhinier për mjedisin, bujqësinë apo infrastrukturën.”

Përveçse krenar për fitoren, ekipi fitimtar siguron një shumë prej 7,500 dollarësh për programin STEM të shkollës (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) si dhe një udhëtim në Kampin Hapësinor në Hunstville të Alabamës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG