Lidhje

Gjyqi ndaj ish-policit Chauvin, mbrojtja përfundon paraqitjen e argumenteve


In this image from video, defense attorney Eric Nelson, left, and defendant Derek Chauvin address Hennepin County Judge Peter Cahill during motions before the court, April 15, 2021, in Chauvin's trial in Minneapolis.

Ish-oficeri Derek Chauvin zgjodhi të mos dëshmonte në gjyqin e tij për vrasje që përfundoi të enjten, duke hequr dorë nga shansi për t'i shpjeguar jurisë dhe publikut për herë të parë atë që ai po mendonte kur vuri gjurin në qafën e afrikano-amerikanit George Floyd.

Argumentet përmbyllëse do të fillojnë të hënën, pas së cilës një juri e larmishme racore do të fillojë diskutimet mbi këtë rast në një gjykatë të rrethuar me tela me gjemba në një qytet në tension, jo vetëm për shkak të gjyqit të ish-oficerit Chauvin por edhe për shkak të vrasjes nga policia të një 20-vjeçari tjetër afrikano-amerikan në periferi të Mineapolisit fundjavën e kaluar.

Para se juria të sillej në dhomën e gjykatës të enjten në mëngjes, Chauvin, hoqi maskën në një moment të rrallë në sallën e gjyqit, dhe i dha fund spekulimeve disa javore duke informuar gjykatësin se ai do të përdorte të drejtën e tij kushtetuese, bazuar në Amandamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, për të mos dëshmuar.

Pak më vonë, mbrojtja përfundoi paraqitjen e argumenteve, pas dëshmive që zgjatën dy ditë, krahasuar me 12 ditë të paraqitjes së dëshmitarëve nga prokuroria.

Gjykatësi Peter Cahill kujtoi anëtarët e jurisë se ata do të jenë të zënë deri në marrjen e një vendimi për këtë rast duke filluar nga e hëna, dhe tha: "Nëse do të isha në vendin tuaj, do të planifikoja për shumë kohë dhe do të shpresoja për një kohë më të shkurtër."

Ish-oficeri i policisë së Meneapolisit, 45 vjeçari Derek Chauvin akuzohet për vrasje në lidhje me vdekjen e afrikano-amerikanit 46 vjeçar George Floyd, i cili u arrestua nën dyshimin se kishte përdorur një kartëmonedhë 20 dollarëshe të falsifikuar në një dyqan të lagjes majin e kaluar. Vdekja e tij në duart e policisë shkaktoi protesta të mëdha, në disa raste të dhunshme, kundër dhunës policore në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të botës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG