Lidhje

Britania dhe familja mbretërore i japin lamtumirën e fundit Princit Philip


Mbretëresha Elizabeth dhe familja e saj i dhanë lamtumirën e fundit Princit Philip, në një ceremoni për funeralin e tij, ku u nderua e shkuara e tij në marinë, trashëgimia e tij ndërkombëtare dhe shtatë dekada në shërbim ndaj monarkisë, gjatë së cilave ai ishte në krah të mbretëreshës përmes krizave të shumta.

Elizabeth, 94 vjeç, e veshur me të zeza dhe me maskë, qëndroi e vetme ndërsa arkivoli i tij ulej në një vend të posaçëm në Kishën Mbretërore në Kështjellën Windsor, për të respektuar rregullat e distancimit fizik.

Në funeral mori pjesë familja mbretërore, përfshirë djalin e mbretëreshës dhe princit Philip, princi Charles dhe djemtë e tij William dhe Harry.

Arqipeshkvi i Kanterbërit, Justin Welby tha në një lutje se Duka i Edinburgut, titulli i tij zyrtar, do të kujtohet për “besnikërinë e tij të palëkundur, ndjenjën e tij të detyrës dhe integritetin.

Philip, vdiq në moshën 99 vjeçare më 9 prill.

Para varrimit, në Britani u mbajt një minutë heshtje për nder të tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG