Lidhje

BE-ja synon të pakësojë me 55% emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë deri në vitin 2030

European Commission President Ursula von der Leyen delivers a statement after a meeting of the college of commissioners at EU headquarters in Brussels, Wednesday, April 14, 2021. EU Commission chief Ursula von der Leyen announced plans Wednesday for…

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën një marrëveshje të përkohshme për të ulur emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë me 55% deri në vitin 2030 në bllokun me 27 vende anëtare.

Synimi për vitin 2030 është pjesë e një objektivi më të madh për ta bërë BE-në neutrale nga karboni para vitit 2050.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se marrëveshja e vë BE-në "në një rrugë të gjelbër për një gjeneratë".

"Është premtimi ynë i detyrueshëm për fëmijët dhe brezat e ardhshëm," shtoi ajo.

Vendet anëtare të BE-së duhet të miratojnë marrëveshjen përpara se ajo të bëhet zyrtare.

Marrëveshja e së mërkurës vjen në prag të një samiti virtual dy-ditor të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden me udhëheqësit botërorë për të diskutuar mënyrat për të luftuar ndryshimin e klimës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG