Lidhje

SHBA do t'i ndajë vaksinat e AstraZenecas me botën pasi ato të marrin miratimin e sigurisë


Shtetet e Bashkuara do të do të fillojnë të ndajnë me botën të gjitha rezervat e vaksinave AstraZeneca për COVID-19, sapo kjo vaksinë të kalojë procesin federal të shqyrtimit të sigurisë, tha Shtëpia e Bardhë të hënën.

Kjo do të bënte që rreth 60 milion doza të jenë në dispozicion për eksport në muajt e ardhshëm.

Ky vendin e zgjeron ndjeshëm vendimin që mori administrata e presidentit Joe Biden muajin e kaluar për të ndarë rreth 4 milion doza vaksine me Meksikën dhe Kanadanë. Vaksina AstraZeneca është gjerësisht në përdorim në të gjithë botën por ende nuk është autorizuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Shtëpia e Bardhë po ndihet gjithnjë e më e sigurt për furnizimin brenda vendit me tre vaksinat që administrohen në SHBA, veçanërisht pas rifillimit të vaksinës me një dozë Johnson & Johnson gjatë fundjavës.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithashtu nën presion në rritje javët e fundit për të ndarë më shumë nga rezervat e tyre të vaksinave me botën, pasi vende si India po përjetojnë rritje të madhe të numrit të rastevedhe të tjerët po hasin vështirësi në sigurimin e dozave të nevojshme për të mbrojtur popullatat e tyre më të ekspozuara.

"Duke pasur parasysh furnizimin e gjerë me vaksina që Shtetet e Bashkuara i kanë tashmë dhe që janë autorizuar nga FDA, dhe duke qenë se vaksina AstraZeneca nuk është e autorizuar për përdorim në SHBA., ne nuk kemi nevojë të përdorim vaksinën AstraZeneca këtu gjatë muajve të ardhshëm," tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients.

"Prandaj SHBA po shikon opsionet për t’i ndarë dozat AstraZeneca me vendet e tjera ndërsa ato bëhen të disponueshme."

Më shumë se 3 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga COVID-19, përfshirë më shumë se 572,000 në SHBA. SHBA ka vaksinuar më shumë se 53% të popullsisë së saj të të rriturve me të paktën një dozë të tre vaksinave të autorizuara të saj nga Pfizer, Moderna dhe J & J, dhe pret që të ketë furnizim të mjaftueshëm për të gjithë popullsinë e saj deri në fillim të verës.

Rreth 10 milion doza të vaksinës AstraZeneca janë prodhuar por ende nuk kanë marrë miratimin e FDA-së për pritshmëritë e saj për cilësinë e produktit", tha zoti Zients, duke theksuar se rregullatori amerikan njihet si "standardi i artë" për sigurinë në botë.

Ky proces mund të përfundojë në javët e ardhshme. Rreth 50 milion doza të tjera janë në faza të ndryshme të prodhimit dhe mund të jenë në dispozicion për t'u dërguar në maj dhe qershor nëse miratohen nga FDA.

Shtetet e Bashkuara ende nuk ka vendosur se ku do të shkojnë dozat e AstraZenecas, tha zoti Zients. Vendet fqinje Meksika dhe Kanadaja i kanë kërkuar administratës së zotit Biden që të japë më shumë doza, ndërsa dhjetra vende të tjera po kërkojnë gjithashtu sasi të kësaj vaksine.

"Jemi në procesin e planifikimit në këtë moment," tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, kur u pyet se ku do të shkonin dozat.

Dozat e AstraZeneca do të dhurohen nga qeveria amerikane, e cila ka bërë marrëveshje r me kompaninë për një total prej 300 milion dozash - megjithëse kompania është përballur me probleme për kapacitetin e prodhimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG